Europa e dy shpejtësive dhe Shqipëria
Në kohën që qeveritarët dhe politikanët në Tiranë janë mbërthyer pas debatit se kush e ka fajin pse Shqipëria nuk e mori statusin e shtetit kandidat, debate të llojit " e lagu, s'e lagu bishtin skilja", në Francë shpërtheu një bombë politiko-diplomatike, e cila tronditi tërë spektrin e atyre shteteve, që janë anëtarë të BE-së, si dhe të atyre që aspirojnë për anëtarë të BE. Nuk ka shenja se zyra shtetërore në Tiranë e kanë dëgjuar dhe aq me pak të kenë nisur të reflektojnë për një paketë të re kriteresh dhe pengesash që mund të shohë para vetes aspirata e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ai që e shpërtheu këtë bombë politiko-diplomatike është presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, i cili në një fjalim të mbajtur në Strasburg më 8 nëntor, shpalli modelin dhe vizionin e një Europe të dy shpejtësive. "Ne jemi 27. Ne natyrisht kemi për t'u hapur për Ballkanin. Ne do të jemi 32, 33 ose 34. Asnjë nuk mendon se federalizmi e integrimi total është i mundshëm me 33, 34, 35 shtete. Duhet të jetë e qartë, do të ketë një Europë me dy marshe, një marsh drejt integrimit më të madh në eurozonë dhe një marsh që është më konfederal në BE", - deklaroi presidenti.
Është hera e parë që presidenti francez hedh në publik modelin e një Europe të dy shpejtësive, të një bërthame apo qendre të grupit të shteteve të eurozonës të integruar fort dhe me lidhje të karakterit federal me njeri-tjetrin dhe të një grupi të dytë të shteteve anëtare, jashtë eurozonës, që do të mbajnë lidhje të karakterit konfederal me njeri-tjetrin. Ajo, që bën vëmëndjetërheqës konceptin dhe modelin tij është fakti se e paraqet presidenti i njërit prej dy shteteve më të rëndësishëm të BE, shtet që përbën njërin pol të drejtimit bipolar të BE, bashkë me Gjermaninë. Elementi i dytë është fakti se modeli i shpallur nga presidenti francez është rezultat i bisedimeve specifike të zhvilluara mes Francës dhe Gjermanisë prej disa muajsh dhe provon se Parisi dhe Berlini janë të vendosur të ecin përpara në të ardhmen drejt një Europe të re të modeluar pikërisht kështu. Kancelarja gjermane Angela Merkel e përforcoi më shumë këtë perspektivë kur kërkoi, një ditë më pas, një ndryshim të traktatit themelues të BE dhe një Europë të re. Modeli franko-gjerman i një Europe të dy shpejtësive, i paraqitur për herë të parë nga presidenti francez, shkaktoi menjëherë një ethe politike në Europë. Që të nesërmen, më 9 nëntor, presidenti i Komisionit Europian, Manuel Barroso doli hapur me kundërshtimin e tij, duke deklaruar se një Europë e ndarë nuk do të funksionojë dhe se ideja, që ne të kemi dy BE, do të thotë jo BE. Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, e cila nuk do të hyjë në eurozonë, Nik Clegg, më 9 nëntor u shpreh kundër krijimit " të një klubi brenda klubit". Kundër, dolën edhe Polonia, Republika Çeke, etj. Po konturohet edhe një vijë ndarëse mes dy grupeve të dy shpejtësive brenda BE-së. Shtetet e eurozonës, sipas propozimit të Francës, do të organizojnë samitet e tyre të veçuara dy herë në vit dhe eurozonasit nuk pranojnë që në takimet e tyre të marrin pjesë vendet e BE jashtë eurozonës, madje kanë refuzuar edhe kërkesën e Polonisë, presidentja e radhës e BE, që shtetet e joeurozonës të marrin pjesë si vëzhgues në takimet e eurozonës.
Padyshim shtysa kryesore e hedhjes tani në publik të modelit të Europës së dy shpejtësive është kriza e rëndë e borxheve, që mbërtheu shtete si Greqia dhe Italia, krizë e cila është një barrë e rëndë për gjithë anëtarët e grupit të eurozonës, në radhë të parë për Gjermaninë dhe Francën, dhe që tregoi se diçka strukturale dhe funksionale nuk ecën mirë në organizimin dhe modelimin e BE. Zgjidhja dhe shpëtimi nga krizat e tjera të borxheve shihet në modelin e Europës së dy shpejtësive, apo të një Europe me dy kate. Nga propozimi i modelit të Europës së dy shpejtësive dalin dy përfundime: Së pari, që BE nuk do të jetë më ashtu si është deri tani, dhe aq më pak e lustrosur dhe e idealizuar, siç e mendojnë në Ballkan. BE do të jetë një Europë e dy shpejtësive, ku do të ketë një grup të shteteve, që bëjnë pjesë në eurozonë, që tani janë 17, dhe të cilët do të përbëjnë bërthamën qendrore dhe vendimmarrëse të integrimit europian. Do të ketë edhe një grup tjetër të shteteve anëtare, që nuk ndodhen në eurozonë, që janë 10, por që do të ruajnë lidhje të dobëta të karakterit konfederal, si me njeri-tjetrin ashtu dhe me grupin e shteteve të eurozonës. Shtetet e tjera, që pritet të hyjnë në BE në 20 vitet e ardhshme, përfshirë edhe Shqipërinë, parashikohet të jenë shpejtësia e tretë, larg grupit të dytë dhe akoma më larg grupit të parë. Përfundimi i dytë është se BE, ku Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor presin të hyjnë, nuk do të jetë as BE-ja, që ishte në momentin e aplikimit, dhe as madje ajo që është tani, kur po presin për statusin e shtetit kandidat. Është interesante të veçohet se presidenti francez e sheh Ballkanin si një nga pengesat reale të integrimit europian ose si pamundësi e atij integrimi, ndonëse formalisht ai deklaroi se do të duhet ta pranojmë Ballkanin në anëtarësi. Dy shtetet, që praktikisht e udhëheqin BE-në, me sa duket kanë konkluduar se, duke përfshirë Ballkanin në integrimin europian, jo vetëm do të rrisin rrezikun e krizave të ardhshme të borxheve, por edhe do të fitojnë disa pengesa dhe telashe të llojeve të ndryshme për integrimin e mëtejshëm të vetë shteteve anëtare të BE. Në këtë mënyrë, nga vizioni i ri europian i presidentit francez duhet të kuptohen dhe të hulumtohen mesazhet dhe piketat orientuese, që i përkasin Shqipërisë dhe shteteve të tjera aspirante të Ballkanit.
Në radhë të parë del se anëtarësimi i vendeve të reja të Ballkanit në BE nuk do të jetë në rrugë dhe në formë aq klasike, sa çka qenë deri tani për shtetet e Ballkanit, që u anëtarësuan. Duket se do të ndryshojë edhe forma organizative, që ka pasur deri para krizës së borxheve, raporti mes BE dhe shteteve të Ballkanit. Duke u klasifikuar si një pengesë e integrimit apo e federalizimit të BE-së, Ballkanit mund t'i ofrohet një formë partneriteti apo lidhjeje, e cila nuk do të ketë parametrat dhe të drejtat e anëtarësimit klasik të deritanishëm. Kështu duhet pritur një avancim më i madh i qëndrimit shtrëngues të BE ndaj aspirantëve të rij. Qeveritë e shteteve aspirante, duke përfshirë edhe atë të Shqipërisë, duhet të ndërgjegjësohen se nuk është fjala më për konceptet e deritanishme vonuese, si "lodhja nga zgjerimi" apo "kapaciteti thithës i BE". Tani bëhet fjalë për klasifikimin e shteteve apo grupe shtetesh, si këta të Ballkanit, si një pengesë për integrimin europian.Tani duhet të jetë e qartë se për shtetet aspirante është fshirë perspektiva për të bërë pjesë në grupin e bërthamës së BE të integruar plotësisht, që janë shtetet e eurozonës. As nuk mund të bëhet fjalë që Ballkani të thirret për t'u bërë pjesë e federalizmit të ri europian. Këtë duhet ta kuptojnë njëherë e mirë në Tiranë dhe në Prishtinë, ku me naivitet apo infantilitet ka zyrtarë që besojnë se, duke futur artificialisht euron në përdorim, në vend të monedhës lokale, do të fitojnë një prani defakto në eurozonë. Shteteve aspirante të Ballkanit u mbetet mundësia që të jenë pjesë e grupit të shteteve, që nuk bëjnë pjesë në eurozonë. Por edhe këtu lindin shumë pikëpyetje. Sepse shtrohet çështja, nëse do të duan vendet e grupit të shpejtësisë së dytë të joeurozonës të pranojnë shtete të dobëta dhe të varfra dhe me pa stabilitet politik, me tensione nacionaliste dhe me udhëheqje autokratike e voluntariste si këto të Ballkanit. Sepse vendet e grupit të shpejtësisë së dytë kanë nisur tani preokupacionin të jenë sa më të bashkuar dhe më konkurrues vetë, dhe madje të krijojnë një grup homogjen, për të përballuar vendimet e shteteve të grupit të parë të bërthamës qendrore të integruar. Edhe shtetet anëtare të Europës së shpejtësisë së dytë nuk duket se kanë interesa të tërheqin aspirantë nga Ballkani, të cilët mund t'ua ngadalësojnë shpejtësinë dhe t'ua dobësojnë fuqinë. Presidenti francez ringjalli debatin e vjetër që nga themelimi i BE mes federalistëve dhe konfederalistëve. Çështja nuk është vetëm ekonomike e financiare, por edhe politike, strukturale e strategjike. Është kthesë historike, që presidenti i Francës, shteti që ka qenë prej dekadash kampioni i kundërshtimit të federalizmit europian, del tani me modelin e një bërthame shtetesh të federalizuar apo të integrimit total. Kjo është një përputhje aspiratash me aleatin tjetër të rëndësishëm , Gjermaninë, me të cilën duket kanë ardhur së bashku në përfundimin se më mirë të kesh një Europë më të vogël, por më të bashkuar dhe më të fortë, se sa një Europë të dobët të të gjitha shteteve të kontinentit. Zhvillime të kësaj natyre imponojnë një rivlerësim dhe një riorganizim të metodologjisë së ndjekur për integrimin europian të Shqipërisë, e cila për fat të keq operon propagandistikisht edhe në vitin 2011 si në vitin 1992, për të mos thënë se ndjek një stil propagandistik të një kohe të perënduar. Aspirata dhe programi real për integrimin europian të Shqipërisë nuk kërkon vetëm përmbushjen e disa parametrave teknikë, por një vizion më të qartë dhe më largpamës për të mundësuar përshtatjen e Shqipërisë me situatat e reja, me konceptet, ecuritë dhe fenomenet e reja, që po ndodhin brenda vetë BE. Pa këtë adaptim të Shqipërisë me rrymat e reja të mendimit, të veprimit dhe të organizimit të BE, edhe pritja jonë për të trokitur në dyert e anëtarësimit do të jetë shumë më e gjatë sa mendohet. Është një situatë e re, e cila kërkon gjithashtu një rivlerësim të marrëdhënieve tona dypalëshe me dy shtetet më të rëndësishme të BE, Francën dhe Gjermaninë, në drejtim të konkordimit me partiturat europiane të tyre. Ndaj shqetësimi për këtë pritshmëri nxiti interesimin, nëse është dëgjuar bomba