E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vandalizohen varrezat hebraike


Vandalizohen varrezat hebraike në lagjen Velania të kryeqytetit kosovar. Ky akt dyshohet të ketë ndodhur në natën e 29 nëntorit.

Ndërkohë, teksa policia ende, nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me ngjarjen, reagime për këtë ngjarje kanë arritur nga SHBA-të, kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe qeveria e Kosovës.

Por, teksa policia ende nuk ka zbardhur ndonjë detaj rreth kësaj ngjarje banorët e lagjes në kushte anonimati deklaruan për TCH, se përdhosja e mbi 90 varrezave është bërë nga disa persona te huaj.  

Sipas banorëve të cilët nuk dëshiruan të flasin para kamerave në afërsi të kësaj lagjeje gjendet një lokal ku një grup ndërkombëtarësh vazhdimisht luajnë poker dhe kalojnë natën.

Ndërkaq, në natën e29-të nëntorit, pasi ky grup kishte kryer lojën dhe pasi ishin nisur duke shkuar nga lokali, po të njëjtit banorët i kanë parë duke hyrë në varreza dhe duke i vizatuar me mbishkrime naziste.  

Megjithatë, policia nuk mund të pohojë një gjë të tillë.

“Lidhur me çështjen organet përkatëse policore  kanë dalë në vendngjarje. Ata janë duke hetua por nuk mund të bëjmë publike ecurinë e hetimeve të mëtejshme”, tha Brahim Sadriu, zëdhëns në Policinë e Kosovës.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka dënuar fuqimisht këtë akt.

“Kjo vepër e urrejtjes përbën fyerje jo vetëm ndaj familjeve të të varrosurve dhe ndaj komunitetit hebraik në Kosovë por, po ashtu është fyerje ndaj shtetit dhe shoqërisë shumë etnike kosovare. Kjo është një vepër e përbuzjes së normave më themelore të tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit dhe nuk mund të tolerohet”, thuhet në komunikatë.

Ambasada Amerikane iu ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të kryejnë hetime të hollësishme lidhur me këtë incident dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.

Por, me tone më të ashpra ka reaguar kongresmeni amerikan Eliot Engel.

Z. Engel nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje qeverisë të ndëshkojë autorët e aktit në formën më të rëndë që parashikon ligji.

“Jam i indinjuar nga ky akt i urryer i përdhosjes së varrezës së hebrenjve në Prishtinë. Prekja e vendit të prehjes së anëtarëve të komunitetit të vogël hebraik në Kosovë është një akt urrejtjeje që nuk duhet të lejohet të hedhë rrënjë. I bëj thirrje qeverisë të hetojë imtësisht vandalizmin dhe të ndëshkojë autorët siç parashikohet me ligj”, ka thënë kongresmeni Engel në deklaratën e tij, i cili ka rikujtuar se këto varreza i kishte vizituar në vitin 2005 bashkë me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rrugova.

Ndaj këtij akti ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli.

Sipas zv/kryeministrit, veprime te tilla të papërgjegjshme janë të dënueshme dhe të papranueshme për institucionet dhe popullin e Kosovës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova “Nuk do ta njohim kurrë Kosovën”
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Deliç, në një takim me homologun e tij francez në Paris, deklaroi se Beogradi është i gatshëm të bisedojë për disa çështje me Kosovën, por bëri të qartë që pavarësia jo vetëm që s’është në tavolinën e bisedimeve, por “as që ka për t’u marrë kurrë konsideratë nga Serbia”. HIV/AIDS në Kosovë
Klinika Infektive në Prishtinë është vendi i vetëm për trajtimin e pacientëve me virusin e HIV-AIDS. Gjyqi ndaj Fatmir Limajt
Gjykimi ndaj deputetit kosovar, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, do të nisë në datën 30 janar 2012. Dështojnë bisedimet për kufirin
Pas 12 orë bisedimesh, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë nuk arritën ndonjë marrëveshje mbrëmjen e së mërkurës, mbi çështjen e menaxhimit të integruar të kufinjve.
"TI": Kosova më e korruptuara
Kosova, që deri para pak muajsh mbante epitetin si shteti më i ri në botë, vazhdon të renditet në mesin e shteteve më të korruptuara të botës.


Lajmet kryesore

"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Rrëfimi i detajuar i Ben Blushit në “Top Story”
Tunelet pengojnë ndërtimin e rrugëve
Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
“Nuk do ta njohim kurrë Kosovën”
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›