E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa, mes ideve dhe aksioneve konkrete

27-06-2012 / Nga Ilirian Dahri

Vendet europiane por edhe vendet e tjera në nivel global e kanë drejtuar vëmendjen e tyre tek takimi europian që do të zhvillohet në Bruksel gjatë kësaj jave. Ndërkaq Presidenti i Këshillit Europian i ka dhënë një dokument delegacioneve kombëtare të 27 vendeve të Bashkimit Europian. Një dokument shtatëfaqësh i bazuar kryesisht në katër themele që kanë të bëjnë me skenare të mundshme për të ardhmen e zonës euro dhe që ka si qëllim, në të njëjtën kohë, të përgjigjet për anën strukturore dhe institucionale të krizës debitore të këtyre viteve të fundit. “Kuadri  financiar i integruar duhet t’i përkasë të gjitha vendeve të Bashkimit, duke lejuar diferenca specifike mes vendeve të zonës euro dhe vendeve ekstra të zonës euro në të gjitha ato pjesë të kuadrit që janë të lidhura kryesisht me funksionimin e bashkimit monetar dhe stabilitetin e zonës euro dhe jo vetëm me tregun e përbashkët”. Ky dokument sugjeron në të njëjtën kohë centralizimin e vigjilencës së Bankës qendrore europiane, sipas artikullit 127 të traktatit duke këshilluar në njëfarë mënyre edhe lindjen e një garancie europiane të depozitave dhe një fond europian të menaxhimit të krizës financiare “kryesisht” nga bankat. Të dy dokumentet mund të vihen nën kontrollin e një autoriteti të përbashkët. Sipas këtij dokumenti të Van Rompuy zona euro ka nevojë për një “hap të rëndësishëm” drejt rrugës të bashkimit të bilancit. Sipas këtij dokumenti borxhet e qeverive përtej niveleve të përcaktuara duhet të aprovohen dhe në këtë mënyrë zona euro mund të kërkojë ndryshime në bilancet kombëtare nëse këto prekin vetë rregullat e bilancit. Nga ana tjetër parashikohet një integrim më i madh ekonomik me objektivin parësor për të nxitur koordinimin dhe konvergjencat në zonat e ndryshme të politikës ekonomike. Në këtë mënyrë vendet e zonës euro do të kenë linja udhëheqëse  të përbashkëta në sektorin e tregut të punës dhe në politikat fiskale, duke marrë shkas edhe nga reformat më të fundit të paktit të stabilitetit dhe të rritjes ekonomike. Kërkohet gjithashtu që të ketë një rritje më të madhe të integrimit e lidhur kjo me një legjitimitet demokratik në nivel kontinental duke përfshirë jo vetëm parlamentin kombëtar por edhe atë europian. Ky dokument është në të njëjtën kohë edhe një mesazh  për qeveritë kombëtare që do të mblidhen të enjten dhe të premten në Bruksel për të diskutuar raportin dhe mbi të gjitha për të kaluar nga idetë tek aksionet konkrete. Sidoqoftë një raport i parë do të përgatitet në muajin tetor të këtij viti ndërsa një tjetër, akoma dhe më i specifikuar, do të kryhet në dhjetor. Sidoqoftë gjithçka do të vendoset më datë 28 dhe 29 qershor në takimin e shumëpritur të Brukselit. Si do shkojë ky takim? Kancelarja Angela Merkel duket se nuk është shumë dakort mbi diskutimet që do të mbahen në këtë takim të rëndësishëm europian. “Kur mendoj për takimin më shqetësojnë të gjitha këto ide që vendosin borxhin e përbashkët dhe ato për kontrolin e financave të vendeve të eurozonës. Duhet të ketë një ekuilibër mes garancive reciproke dhe kontrollit” – ka nënvizuar Angela Merkel. Të njëjtat mendime Merkel i ka shfaqur edhe disa kohë më parë në intervistat e saj ndërsa tani ka shtuar se tek borxhi i përbashkët mund të arrihet vetëm  pasi të jetë kompletuar një rrugë e gjatë integrimi. Nga ana tjetër presidenti francez Hollande, presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi por edhe presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti janë të bindur se kjo mund të ndërfutet në një kohë relativisht më të shkurtër. Për të parë më mire situatën, vetë kancelarja do të takohet me Hollande në Paris në vigjilje të takimit europian. Duket se ky takim do të jetë i vështirë. Ndërkaq për garancinë e përbashkët mbi depoziatat flitet se kjo do të arrihet me një integrim më të madh fiskal dhe bankar. Pozicioni i Angela Merkel – it është mbështetur edhe nga këshilltari i saj ekonomik dhe presidenti aktual i Bundesbank –ut, Jens Weidmann i cili ka nënvizuar se: “Nëse dikush do të vendosë rreziqet e përbashkëta, duhet të pranojë kontrolle nga partnerët e tij”. Nga ana tjetër vetë kancelarja direkt pas takimit të Brukselit do të udhëtojë për në Gjermani ku do të marrë pjesë në votimin që do të zhvillohet në Bundestag (duhen dy të tretat e votave) për Fiskal Kompact që ka të bëjë me rregullat e reja të bilancit europian. Edhe aty ka probleme megjithëse qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje me 16 shtetet që përbëjnë Republikën Federale.
 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›