Europa ne fokusin nderkombetar

Bashkimi Europian gjendet përballë një krize të vërtetë sistemike që do të kërkojë më shumë angazhim nga ana e të gjithëve dhe masa shtesë. Kështu ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso në parlamentin e Europës.
Euro është zemra e BE, dhe nuk do të bëhet më e fortë me ndarjen e BE, sepse monedha unike nuk është një zgjedhje nga BE. Nëse angazhohemi me qëllim të përbashkët dhe nëse respektojmë traktatin nuk kemi nevojë për një tjetër parlament, për një tjetër komision, për një gjykatë tjetër, ka thënë Barroso, sipas të cilit ndryshimi i Traktatit europian, për të përmirësuar qeverisjen do të kërkonte më shumë kohë , kështu që nuk është një zgjidhje e menjëhershme. Barroso ka shtuar se nuk do të ketë asnjë ndarje mes 17 anëtarëve actual të eurozonës nga njëra anë dhe 10 nga ana tjetër, përsa kohë që edhe pjesa më e madhe e këtyre do tu duhet të futen në euro. Ndërkohë kreu i KE, ka thënë se propozimi i Komisionit të BE mbi Eurobondet do të paraqitet përpara Krishtlindjeve. Do të jetë një zgjidhje natyrale nëse na duhet të forcojmë qeverisjen dhe konvergjencën në Eurozonë në koherencë me dy parimet, përgjegjësinë dhe solidaritetin. Më tej Barroso ka kujtuar se mbi këtë cështje do të paraqesë një libër jeshil më 23 nëntor në Bruksel. Ndër të tjera brenda fundvitit Komisioni do të paraqesë një propozim për fuqizimin e zërit të Eurozonës në nivel Ndërkombëtar, duke parashikuar një përfaqsim unik në forume, sic është pr sh. G20 apo FMN, ka sqaruar presidenti Barroso. “Dua të jem i qartë” ka deklaruar ai, “të gjithë nivelet e veprimeve duhet të përdoren tani pa asnjë vonesë”. Është në faktë një cështje mirkuptimi të keshë një qeverisje ekonomike më të fortë në Eurozonë dhe natyrisht edhe në BE, prandaj reformat në nivel kombëtar duhet të kompletohen me struktura të përshtatshme në nivel europian ka përfunduar Jose manuel barroso.
Nga ana tjetër presidenti i BE, Herman van Rompuy, ka theksuar se kriza në Eurozonë do të na kërkojë të bëjmë më shumë. Tashmë duhet të shkojmë më tej, kemi nevojë si të disiplinojmë sistemin fiscal ashtu dhe integrimin ekonomik dhe fiscal të përqëndruar mbi rritjen. Kështu jo vetëm duhen ndëshkuar mëkatarët, por edhe të lidhim mes tyre politikat tona për të treguar që ndajmë një qëllim të përbashkët. Sipas Rompuy, kjo do të thotë një ndarje sovraniteti për vendet në vështirësi . Brukseli duhet të gjejë ekuilibrin e duhur mes disiplinës dhe stimulit, eficencës dhe përgjegjësisë, ndërhyrjeve dhe legjitimitetit.
Mbi situatën në Eurozonë është shprehur edhe presidenti amerikan barrack Obama, i cili ka shhprehur shqetësimin e tij të thellë për Europën. Për kreun e Shtëpisë së Bardhë, “problemi tashmë nuk është teknik, por i një vullneti politik”. Komuniteti europian në tërësi duhet të mbështesë projektin europian. Obama ka shtuar se derisa nuk do të kemi një plan konkret dhe një struktur që do të jap sinjale të qarta për tregjet se Europa mbështet Euron, do të vazhdojmë të shohim të njëjtat shqetësime që po hasin tregjet aktualisht.
Sipas sekretarit amerikan të thesarit Timothy Geithner, Eurozona po ecën me progrese graduale në përballimin e krizës. Por edhe Geithner këmbëngul se duhen përballuar ende një sërë cështjesh komplekse. Sfida kryesore sipas sekretarit të thesarit amerikan, është garantimi i stabilitetit të sistemit financiar dhe në vecanti mundësia që Spanja dhe Italia të mbledhin fonde mbi tregjet në nivle të rendimenteve të pranueshme të cilat japin mundësinë e një fuqizimi të rritjes ekonomike. Në konferencën e tij në Ëall Street Journal, Geithner, ashtu sikurse edhe liderët e tjerë ka kërkuar një pikë delikate të ekuilibrit, që nuk është e lehtë, por ai ka shprehur besimin se zona euro po bën progrese të ngadalta. Sekretari amerikan i thesarit, prej disa muajsh është në kontakt me autoritetet europiane për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë për përballimin e krizës, dhe ka komentuar se zgjidhja për Europën është pothuajse gati.