E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa përkujton regjisorin polak Jerzy Grotoëski

Viti 2009 është cilësuar si një vit jubile në historinë e Teatrit. Ky vit korrespondon me dhjetëvjetorin e vdekjes së regjisorit me origjinë polake Jerzy Grotoëski (1933-1999). Në nderim të figurës së regjisorit UNESKO e ka shpallur 2009-ën "Viti i Grotoëskit".

Në atdheun e tij në Poloni, instituti "Grotoëskit" së bashku me institucionet polake organizojnë edicionin e 13-të të Çmimit Europian të Teatrit.

Pas dy edicioneve të njëpasnjësmhe në Selanik, Çmimi i Europian i Teatrit, që konsiderohet si "Oskari" i teatrit udhëton drejt vendit të atij që konsiderohet babai i teatrit bashkëkohor eksperimental.

Ky konkurs konsiderohet si një mundësi takimi dhe përballjeje mes mënyrave të ndryshme të të shprehurit të teatrit Evropian. Aktiviteti që këtë vit i kushtohet Grotoëskit zhvillohet në qytetin Polak, Wroclaë, në fillim të muajit prill.

Grotowski njihet si regjisori që revolucionoi teatrin. Ai së bashku me Eugenio Barban themeloi dhe drejtoi "Teatrin Odin".


AQSHF nderon aktoret, me një album fotosh


Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit respekton femrat e kinemasë shqiptare pak ditë pas festës së 8 marsit. Nesër në orën 11:00 në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar ky institucion organizon aktivitetin "Zonjat e kinemasë shqiptare", ku prezanton edhe albumin fotografik me portretet e aktoreve, që nga ato që aktruan të parat për ekranin e vogël Tinka Kurti, Marie Logoreci, Margarita Xhepa e deri tek imazhet e ditëve të sotme Luiza Xhuvani e Ermela Teli. Aktiviteti do të shoqërohet edhe me një kolazh me disa nga rolet më të spikatura të tyre.


Nis konkursi për "Don Kishotin e Mançës"

Ambasada e Spanjës organizon për të dytin vit konkursin për tregimin e shkurtër "Don Kishoti i Mançës". Ky konkurs është i hapur për të gjithë qytetarët shqiptarë mbi 16 vjeç. Të gjithë krijuesit e interesuar kanë mundësi të paraqesin vetëm një tregim.

Ambasada bën të ditur se krijimet e paraqitura duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe por të jenë të frymëzuara në kulturën spanjolle.

Konkursi është i hapur deri në datë 17 prill. Fituesi shpallet më 23 prill, ditë që përkon me përvjetorin e vdekjes së shkrimtarit Migel de Servantes. Çmimit të parë do ti akordohet një shumë prej 100 eurosh si dhe një kolanë me libra spanjollë.


"Pieroja i marrë" tek Marubi


Këtë të enjte Akademia e Filmit dhe Multimedias prezanton regjisorin francez Jean-Luc Godard. Sot në orën 19:00 në kinemanë "Jim dhe John Belushi" shfaqet drama "Pierrot le fou"(Pieri i çmendur).

Pieri (Jean-Paul Belmondo) arratisët nga shoqëria e tij e mërzitshme në Paris dhe niset drejt detit Mesdhe. Në këtë udhëtim ai shoqërohet nga Mariana (Anna Karina) e cila kërcënohet nga një vrasës me pagesë.

Dy të rinjtë jetojnë një jetë jo të krishterë dhe gjithmonë në arrati. Prodhimi i vitit 1965 do të shfaqet në gjuhën origjinale i shoqëruar më titra në anglisht. Zgjat 105 minuta.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›