E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa të përgatitet për rezultat e zgjedhjeve greke

Dalja e Greqisë nga Eurozona, foto arkiv

Ministri francez i Financave, Pierre Moscovic, tha se, Europa duhet të përgatitet për çdo rezultat nga zgjedhjet greke.

Është e nevojshme që të përgatitemi për çdo rezultat të zgjedhjeve legjislative në Greqi në fundjavë, të cilat mund të fitohen nga një parti që mbështet programin e ndërkombëtarëve apo edhe nga ndonjë parti tjetër që nuk e mbështetë atë,  u shpreh ministri Moscovic.

Më  tej ministri francez ka shtuar, sa për zgjedhjet greke ju duhet të kuptoni se është e natyrshme se gjithkush është duke u përgatitur për të gjitha situatat dhe ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë zgjedhore. Por janë grekët ata që duhet të votojnë dhe të respektojnë këtë zgjedhje demokratike pa asnjë lloj presioni. Vendimi dhe zgjedhja e madhe u përket atyre, theksoi Moscovic.

Zyrtarët e BE-së kanë lënë të kuptohet se janë të gatshëm për ti dhënë më shumë kohë Greqisë për të arritur objektivat e saj fiskalë, duke lehtësuar kështu vështirësitë, por me kusht që të pranojnë kushtet e programit të ndihmës së BE dhe FMN-së. /The Telegraph/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›