Europarlamentaret Marti deshtoi te jape deshmi

Nje takim me tensione eshte mbajtur ne Strasburg ne kuader te komitetit per marredhenie me jashte ne Parlamentin Evropian per dyshimet mbi trafikimin e organeve te te burgosurve serbe nga Ushtria Clirimtare e Kosoves gjate luftes ne Kosove ne vitin 1999.
Dhjetorin e kaluar politikani zviceran Dik Marti ka prezantuar nje raport ne Keshillin e Evropes ne te cilin eshte thene se ka baze per dyshimet mbi trafikimin e organeve te 300 te burgosurve serbe nga UCK-ja.
Raporti i tij e nderlidhe kryeministrin e Kosoves dhe ish liderin politik te UCK-se Hashim Thacin me akuzat per trafikim.
Raportet fillimisht jane shfaqur ne vitin 2002 por zyrtare te larte ne EULEX besojne se ato jane te pabaza dhe se hetimet e kryera ne 2004-en nuk kane gjetur ndonje gjurme per te sugjeruar se ka pasur trafikim organesh.
Me 10 mars zoti Marti ka prezantuar gjetjet e tij ne komitetin per marredhenie me jashte te Parlamentit Evropian.
Gazetaret nuk kane qene te pranishem ne takim por pas tij anetaret e PE-se kane thene se zoti Marti ka deshtuar te ofroje deshmi per akuzat nderkohe qe edhe ka akuzuar eurodeputetet se jane kritike ndaj raportit te tij per shkak te anshmerise se tyre.
Problemi eshte se raportin e tij ai e ka prezantuar ne nje forme te mprehte dhe ne kemi ngritur pyetje ne forme gjithashtu te mprehte dhe ai filloi te na sulmoje i ka thene perfaqesuesi gjerman ne Parlamentin Evropian Bernd Posselt te perditshmes Irish Times.
Ai duhet te pergjigjet dhe jo te sulmoje njerezit qe ngrejne pyetje ka thene zoti Posselt duke e cilesuar raportin si joserioz dhe se deshiron te degjoje fakte serioze dhe jo polemike.
Doris Pak gjithashtu eurodeputete gjermane ka thene se reagimi i Martit ka qene fyes. Sipas saj se paku 90 per qind te eurodeputeteve qe kane ngritur pyetje ne adrese te Martit kane qene shume kritik ndaj raportit.
Ne fund ai u terbua dhe filloi te na sulmoje te gjitheve duke na akuzuar se jemi te njeanshem sepse i njohim personalisht njerezit ne qeverine e KosoveshellipNatyrisht une i njoh ata. Une kam punuar ne kete rajon per 24 vjet tha zonja Pak duke nenvizuar se Marti nuk ka ofruar as emra deshmitaresh viktimash e madje as nuk ka specifikuar se cilat organe dyshohet se jane trafikuar.
Irish Times ka kerkuar mendimin e zotit Marti por ai ka refuzuar te komentoje permbajtjen e raportit ose rezultatin e takimit te mbajtur. Gjate ketij takimi ai ka thene se duhet te kete nje program per mbrojtjen e deshmitareve ne Kosove para se ai te mund te ofroje detaje per deshmitaret e trafikimit te organeve.