E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europarlamentari socialist: Vleresojme progresin

Anetar i grupit Socialist ne Parlamentin Evropian, Zoran Thaler, shprehu dje kenaqesine qe Rezoluta e PE dhe raportet nderkombetare jane udherrefyes te reformave qe Shqiperia po vijon. Deklarata e eurodeputetit u be gjate takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. "Parlamenti Evropian dhe raportet nderkombetare vleresojne progresin e Shqiperise dhe jemi shume te kenaqur per hapat qe po beni. Vleresoj ecurine e proceseve integruese ne Shqiperi", u shpreh anetar i grupit socialist ne Parlamentin Evropian. Ai shprehu interesin per intensifikim te metejshem te bashkepunimit mes Parlamentit Evropian dhe Parlamentit te Shqiperise. "Jemi shume te kenaqur qe Rezoluta e Parlamentit Evropian dhe raportet nderkombetare jane axhende e punes suaj dhe udherrefyes te reformave qe po vijoni", nenvizoi eurodeputeti i Parlamentit Evropian. Nga ana tjeter, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha gjate takimit se mbeshtetja qe Parlamenti Evropian i jep Shqiperise, mbetet thelbesore ne pershpejtimin e proceseve integruese. "Jemi shume te vendosur per objektivin tone te afert, heqjen e vizave per qytetaret shqiptar. Parlamenti shqiptar si organ ligjvenes eshte themelor dhe lokomotive per liberalizimin e vizave, qe eshte edhe synimi yne kryesor", theksoi kryeparlamentarja. Ajo theksoi se "Parlamenti eshte i vendosur per te vijuar perpara, pavaresisht perpjekjeve per te penguar liberalizimin e vizave nga ndonje individ".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›