E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhja e krimeve te komunizmit ne Shqiperi, ende nje proces

Ne Shqiperi ende nuk jane zbardhur krimet e regjimit komunist. Zbulimi i nje varri masiv me eshtrat e 19 te pushkatuarve kohet e fundit, ka sjelle kete ceshtje ne rend dite. Pse deri tani nuk eshte realizuar ky proces, ka qene pyetja qe ka shqetesuar gjithkend.
Ne Kishen e vjeter Katolike te Tiranes, te ndertuar me 1865 nga perandori austriak Franz Josef, diku ne hapesiren e projektuar per prehjen pas vdekjes, te klerikeve te larte, eshte edhe nje varr bosh... Ne pllaken prej mermeri lexohet: "Dom Shtjefen Kurti 1900 - 1971, i pushkatuar nga regjimi komunist".
Pushkatim per shkak te "prashitjes se keqe te misrit"
Pushkatimi i Dom Shtjefen Kurtit eshte tipik per krimet e atij regjimi, qe kane mbetur pa u zbardhur edhe sot e kesaj dite, 20 vjet pas renies se tij. I diplomuar ne vitin 1918 per teologji ne Isbruk te Austrise, me pas ne Vatikan, Dom Shtjefen Kurti filloi karrieren e tij ne Arkipeshkvine e Shkupit, ku u zgjodh nga Nene Tereza, atehere 12 vjec dhe e njohur si Gonxhe Bojaxhiu, per t'u rrefyer ne gjuhen shqipe. Nga Shkupi, ne Gjakove, pastaj ne Shkoder, ne Tirane ku u be kryetar i komunitetit katolik te kryeqytetit. Por fati i tij si i shume klerikeve te shkolluar ne Perendim, ishte i paracaktuar nga regjimi komunist. Ai regjim e arrestoi, e burgosi per 18 vjet, e detyroi pas ndalimit te fese, te prashiste miser ne kooperativat bujqesore dhe ne fund e pushkatoi me akuzen e demtimit te "prones se popullit nga prashitja e keqe e misrit". Keto i tregon ne mikrofonin e "DW" i nipi, Nikolin Kurti, i cili prej 20 vitesh kerkon eshtrat e xhaxhait te tij, Dom Shtjefenit. "Gjate ketyre 20 viteve shume familjare qe kane humbur njerezit e tyre, te pushkatuar me gjyq,ose pa gjyq, te varrosur ne vende te mistershme, kane pritur qe shteti te merrte persiper zgjidhjen e ketij problemi. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur, pasi mungon vullneti politik", thote Nikolin Kurti. Ne keto kushte ai iu drejtua Arkivit Qendror te Shtetit, ku gjeti me qindra dokumente, zbuloi dhe hapi varre masive ne malin e Dajtit, por nuk gjeti dot eshtrat e xhaxhait te tij. Perpjekjet e tij individuale nuk sollen asnje rezultat.
Mungese vullneti politik
Ai nuk eshte vetem ne perpjekje dhe deshtim. Ne dyert e Arkivit Qendror te Shtetit kane trokitur dhe trokasin shume familjare te te pushkatuarve dhe te humburve gjate regjimit komunist, qe kerkojne te dhena per te gjetur eshtrat dhe per te pasur nje varr ku te vendosin lule ne pervjetor. A ka pasur kerkesa per te dhena nga institucione shteterore? "Ka pasur vetem kerkesa individuale dhe nuk mbaj mend te kete pasur qofte edhe nje kerkese te vetme institucionale", thote studiuesi Shaban Sinani, ish-drejtor i ketij arkivi.
Nikolin Kurti ka gjetur arsyen e vet pse ka ndodhur keshtu. "Te dyja palet, si e majta, ashtu dhe e djathta, ne strukturat drejtuese kane te aferm qe jane te implikuar me keto procese", pohon ai. Kurse Shaban Sinani mendon se ka nje mungese te vullnetit politik nga te dyja palet. "Eshte nje ceshtje qe hapet dhe rihapet sa here qe midis paleve ne konflikt politik ne Shqiperi, ka ceshtje me te rendesishme per te diskutuar dhe ashtu si hapet edhe mbyllet", thekson ai.
Shqiperia ende nuk i ka plotesuar standardet nderkombetare per zbardhjen e krimeve te komunizmit
Zbulimi i eshtrave te 19 te pushkatuarve ne nje varr masiv kohet e fundit, perseri prane Malit te Dajtit, e ka rihapur ceshtjen e zbardhjes se krimeve te komunizmit. Vonesa ne kete proces u kritikua javen e kaluar nga i derguari i Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi per te drejtat e njeriut, Philip Alston. "20 vjet pas renies se komunizmit, ky fakt nuk eshte nje tregues pozitiv per Shqiperine, qe ka mbetur pas vendeve te tjera dhe nuk ka plotesuar standardet nderkombetare, lidhur me detyrimin per te hetuar vrasjet masive",-tha Alston.
Opsione per ndryshimin e situates
Por hetimi i tyre dhe zbardhja e krimeve te regjimit te kaluar mund te realizohet pa humbur kohe, thote studiuesi Shaban Sinani. Hapi i pare eshte "krijimi i nje regjistri kombetar te te gjithe qytetareve te ketij vendi qe nga 1945-1990 qe jane denuar me gjyq. Dokumentacioni eshte i hapur, eshte Fondi i Presidiumit te Kuvendit Popullor qe ndodhet edhe ne Arkivin Qendror. Presidiumi ishte si nje Gjykate Supreme. 16 anetaret e tij dhe Presidenti duhet te votonin per cdo pushkatim dhe denim me vdekje. Kjo shoqerohej nga nje dokumentacion i hollesishem. Te gjitha jane ne kete fond. Pastaj jane edhe arkivat e Ministrise se Brendshme. Nuk ka asgje sekrete, qofte per individe qofte per institucion pasi ka kaluar afati i rezervimit te dokumentacionit".
Kurse Nikolin Kurti beson se veten nje institucion nderkombetar i pavarur, si komisioni nderkombetar per gjetjen e te humburve,( International Commission for Missing People) me qender ne Sarajeve, i krijuar nga ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, qe po gjen te humburit ne Kosove, Bosnje - Hercegovine, Kroaci dhe vende te tjera, ka mjete financiare dhe ekspertize per te gjetur eshtrat e te pushkatuarve, si dhe per te zbardhur krimet e regjimit te kaluar ne Shqiperi. Nderkohe qeveria Berisha ka premtuar ngritjen per kete qellim te nje task-force ne Ministrine e Brendshme dhe te nje Instituti te posacem.
Ani Ruci "DW"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›