Europë, vazhdon moti i ftohtë me temperatura të ulëta
Në Evropë janë shtuar masat për të mbrojtur të pastrehët nga moti me borë dhe erërat e fuqishme që pritet të shkaktojnë probleme, ndërsa moti me ngrica vazhdon të jetë prezent. Deri në 40 cm borë pritet të bjerë më vonë në Gjermani, me erëra të shumta që mund të shkaktojnë ndalimin e trafikut.
Aeroportet kanë sjellë staf shtesë për të përballuar situatën, ndërsa punonjësit e hekurudhave kanë paralajmëruar për vonesa.
Në Britani, dimri më i rëndë në dekada ka shtuar shqetësimet për pakësim të furnizimeve me gaz, ndërsa temperaturat kanë rënë në temperaturat -22C.
"Ajo çka pritet të ndodhë në fundjavë do të çojë në kushte kaotike të trafikut dhe do të mund të lërë të paralizuara pjesë të mëdha të Gjermanisë," paralajmëroi Auto Club Europa. Në qytete si Dyseldorfi, punonjës të Kryqit të Kuq po ngrenë tenda për akomodimin urgjent të të pastrehëve, ndërsa 10 vetë deri më tani kanë vdekur nga të ftohtit. Në Spanjën veriore pritet te bjerë më tepër borë, ndërsa jugu i vendit është goditur nga përmbytje të shumta.
Franca po ashtu do të mbulohet me përsëri me borë. Meteo France ka paralajmëruar se "Sasia e borës që pritet do të jetë e madhe, madje në nivel të jashtëzakonshëm."
Pjesë të Francës, kryesisht në rajonin jugperëndimor janë ende pa energji elektrike.