Gjermanet te kenaqur me investimet ne Shqiperi
Bizneset gjermane e vlerësojnë Shqipërinë si dectinacion të mirë për të bërë biznes. Nga një anketim të kryer nga Shoqata gjermane e industrisë dhe tregtisë ne Shqipëri rezulton se 81% e biznesmenëve gjermanë që ushtrojnë aktivitetin në territorin shqiptar da ta zgjidhnin sërish vendin tonë për të kryer investimet e tyre. Krahasuar me vendet e tjera në Europën Juglindore, Shqipëria renditet e dyta për nga tërheqja për investime.
“Ka shumë faktorë të cilët vlerësohen pozitivisht, këtu mund të flasë për faktorët që kanë të bëjnë me punonjësit me motivimin për punë që ata kanë, produktivitetin që ata japin dhe koston e punës. por ka edhe disa faktorë të tjerë që shihen më pak pozitiv që lidhen me kuadrin ligjor, lufta kundër korrupsionit të cilat duhet të përmirësohen edhe më tej. Por përvec këtyre faktorëve të vecuar vlerësimi i biznesit gjerman nëse duan të vijnë sërish dhe të investojnë në Shqipëri e vlerësohet pozitivisht. Nga anketimi ynë, unë e vlerësoj se ata janë të kënaqur me investimet e tyre në Shqipëri. Për të ardhur në Shqipëri për të investuar natyrisht që taksa e sheshtë është një faktorë vendimtar dhe niveli i taksave këtu përshëndetet nga biznesmenët gjermanë.”
Nga ky sondazh i Diha-s, vlerësime optimiste jepen mbi investimet dhe xhiron vjetore të realizuara nga kompanitë gjermane. Mbi 44% e bizneseve llogarisin një numër në rritje të të punësuarve për vitin 2012. edhe investimet e kryera në Shqipëri nga gjermanët rezultojnë për vitin 2011 në rritje për 48% të tyre, ndërkohë që parashikojnë një ecuri më pozitive për këtë vit. Për sa i përket zhiros vjetore për 2011 ka rezultuar në rritje dhe pritet gjithashtu një zhvillim pozitiv edhe për 2012.
Presidentja e Diha-s për Shqipërinë zonja Andrea Gebbeken shprehet gjithashtu se është vënë re një interes në rritje për të investuar në sektorët strategjik të ekonomisë shqiptare.
“Pjesa më e madhe e bizneseve tona aktualisht është e vendosur në sektorin e konsumit dhe në infrastrukturë. Por ka disa sektorë të rënnësishëm ku ne shohim një interes në rritje nga gjermanët për të investuar në Shqipëri, sic janë sektori i ujërave, hidrocentraleve dhe menaxhimi i mbetjeve urbane.”
Situata ekonomike e Shqipërisë sipas sondazhit nuk ka ndryshime krahasuar me vitin e kaluar. 64% e pjesëmarrësve mendojnë se situata është e kënaqshme. Biznesmenët gjermanë janë shprehur më pak optimist për ecurinë ekonomike gjatë këtij viti e ndikuar kjo edhe nga faktorët e jashtëm të krizës në Europë dhe në botë.