Europiani i peshengritjes U15 e U17

Tri medalje argjendi ka marrë Shqipëria në kampionatin europian të peshëngritjes të moshave deri 15 dhe deri 17 vjeç.
Sopot Sula dhe Emiliano Lushin ishin sportistët që morën këto medalje në kategorinë U17, ndërsa Kristi Ramadani zuri vendin e pestë dhe të gjashtë në kategorinë U15.
Durrsaku Sopot Sula i Teutës është i kënaqur me dy medaljet e bronzit në peshën deri 85 kg, ndonëse mendon se mund të merrte edhe më shumë.
Emiliano Lushi i Vllaznisë së Shkodrës fitoi medaljen tjetër të bronzit në peshën deri 62 kg, por vuajti mungesën e trajnerit të tij.
Kristi Ramadani, i ekipit Masglas, ishte përfaqësuesi më i vogël i Shqipërisë në Europianin e zhvilluar në Klaipeda të Lituanisë. Një dëmtim në dorë pak ditë para garës nuk e lejoi të luftonte për medalje.
Shqipëria në Klaipeda mori 3 medalje bronzi, dy vende të katërta, një vend të pestë, dy vende të gjashta dhe një vend të shtatë.
Ky është brezi i ri që shpresohet të vazhdojë traditën në një sport që po kalon ditë të vështira.