Komisioni i Disiplines kryqezon Flamurtarin dhe Kukesin
Goditje e rëndë për Flamurtarin dhe Kukësin.
Komisioni i Disiplinës reagon ashpër ndaj dhunës së shfaqur në javën e dytë të Superligës, duke ndëshkuar ashpër dy skuadrat.
Flamurtarit do t’i zbriten tri pikë në tabelën e rënditjes, ndërsa do të luajë katër ndeshje jashtë stadiumit të tij.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës vjen pas dhunës së shfaqur në sfidën Flamurtari-Skënderbeu të luajtur të dielën.
Presidenti I skuadrës korçare, Ardian Takaj u godit në tribunën VIP, ndërsa për këtë shkak, ndeshja u ndërpre për 30 minuta, për t;u mbyllur më pas me fitoren 2-1 të ekipit vendas.
Gjithsesi, Flamurtari nuk mund të gëzojë suksesin, pasi Komisioni I Disiplinës ka hequr pikët si pasojë e “dështimit të klubit në përmbushjen e përgjegjësive për sigurinë e zyrtareve të këndërshtar, diskriminim të ekipit kundërshtar dhe përgjegjësi për sjelljen e spektatorëve”.
Me të njëjtin motiv është dënuar edhe Kukësi, pasi tifozët vendas e bënë të pamundur mbylljen e ndeshjes kundër Vllaznisë duke hedhur në fushë sende të forta.
Disiplinori ka vendosur që ekipit kuksian t’i zbriten tri pikë si dhe të luajë katër ndeshje jashtë fushës së tij.
Komisioni I Disiplinës është mjaftuar me një paralajmërim për Besën, ndërsa ka ndëshkuar me gjobë Laçin për problemet në sfidën e funsit kundër Partizanit.