Europianvoice Zgjedhjet shansi i fundit per Tiranen
Komentet
Bashkimi Europian e ka paralajmeruar Shqiperine se do te mbetet akoma me prapa ne perpjekjet e saj per tu bere pjese e unionit nese zgjedhjet lokale te 8 majit nuk permbushin standardet nderkombetare. Kjo theksohet ne artikullin me titull BE paralajmeron Shqiperine per standardet e zgjedhjeve te portalit te internetit Europeanvoice nje ze i rendesishem ne kancelarite e Brukselit. Nje diplomat shprehet se nuk ka shpresa qe Shqiperia te filloje bisedimet e anetaresimit me BE-ne vitin e ardhshem nese nuk permireson ndjeshem standardet e zgjedhjeve. Ne 20 vjet qe prej renies se komunizmit Shqiperia nuk ka zhvilluar asnjehere zgjedhje te vleresuara si plotesisht te lira dhe te ndershme sipas vezhguesve nderkombetare theksohet ne artikull.