E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti i naftetareve 20 vjet ne rrugen e rrenimit

Problemet

Qendra e Mallakastres i vetmi qytet i krejt krahines eshte sot vendbanimi me nivelin me te madh te braktisjes ne jug te Shqiperise. Ndotja e madhe prej industrise se naftes dhe degradimi nder vite i infrastruktures urbane por edhe asaj sociale ka bere qe qyteti pavaresisht fluksit te banoreve te rinj qe vijne nga fshatrat e zones te mbetet me nje numer popullsie konstant per gati 20 vjet. Sot Ballshi ka 12 147 banore pothuajse aq sa kishte ne fillim te viteve 90. Megjithese eshte krijuar pershtypja e nje bastioni te se majtes qyteti eshte qeverisur here nga e majta here nga e djathta nderkohe qe asnje kryetar bashkie nuk ka mundur te fitoje dy mandate me radhe. Ky lloj votimi i paqendrueshem shpjegohet lehte po te shohesh gjendjen e qytetit te naftetareve. Ne 20 vite te levizjes se lire qyteti ka humbur thuajse gjithe intelektualet. Nga ana tjeter edhe pse popullsia nuk ka njohur shtim te ndjeshem hapesirat publike jane zene nga ndertime pa plan. Pervec Unazes se qytetit te gjitha rruget e brendshme dhe ato qe lidhin lagjet periferike jane te shkaterruara. Furnizimi me uje sa vjen e behet me pak cilesor dhe mbi te gjitha nga nje qytet me nivel te larte mireqenieje Ballshi po shnderrohet ne nje qytet me nivel te larte papunesie e rrjedhimisht varferie. Jeta kulturore eshte inekzistente. Kandidatit fitues te 8 majit i duhet te beje shume qe te mos i zhgenjeje qytetaret ashtu sic ka ndodhur me te gjithe deri me sot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›