E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori ne Shkoder 8 maji ka ndikim kombetar

Kandidatet te japin programet

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara Alexander Arvizu ka zhvilluar nje vizite ne qytetin e Shkodres ku eshte takuar me pushtetaret lokale me kryetarin e bashkise Lorenc Luka si dhe me prefektin e Qarkut Shkoder. Ne komunikimin me mediat ambasadori amerikan e vuri theksin te rendesia e zgjedhjeve lokale.

Kjo eshte vizita ime e dyte ne Shkoder dhe besoj se ju i mbani mend rrethanat e vizites sime te pare dhe jam shume i kenaqur qe pashe nje situate shume me te mire. Kam udhetuar ne te gjithe vendin kam pasur mundesine te takoj kryetare te ndryshem bashkish qe perfaqesojne PD-ne e PS-ne dhe puna qe ata bejne eshte mbreselenese. Per Shtetet e Bashkuara kjo eshte ceshtja me e rendesishme qe duan te theksojne per zgjedhjet e 8 majit. Disa njerez kane ngritur ceshtjen se si mendojne Shtetet e Bashkuara nese jane keto zgjedhje nje referendum kombetar apo ceshtje vendore. Pergjigjja ime eshte se cfaredo lloj zgjedhjesh do te kene ndikim kombetar por mua me duket se kur flasim per zgjedhjet ne Shkoder Vlore apo Sarande qytetaret do te flasin dhe do te bejne kete pyetje fare do te bejne per mua qe jetoj ne kete qytet Dhe mendoj se kjo eshte e rendesishme kandidatet duhet te shpjegojne punen qe kane bere dhe qe do te bejne ka deklaruar Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›