Ilir ela Do ti rikthej Ballshit institucionet
Ilir ela kryetar i PS-se se Ballshit kerkon qe me 8 maj ti riktheje partise bastionin ndersa qytetareve u premton se do tu riktheje institucionin qe sipas tij eshte keqperdorur ne kater vjet.
Zoti ela ju keni lindur dhe jeni rritur ne Ballsh dhe i njihni problemet. fare eshte me emergjente per tu realizuar ne mandatin qe pretendoni te fitoni
Ne katervjecarin e fundit problematikat e Ballshit jane thelluar edhe me shume. Problemi me i madh eshte keqadministrimi i pushtetit nga kryetari aktual. Gjate kater viteve nuk ka pasur asnje investim ne infrastrukturen rrugore. Kemi lagje te tera por edhe rruge kryesore ku nuk behen riparime prej vitesh. Problem tjeter eshte mungesa e mbeshtetjes per njerezit ne nevoje. Ne kater vite nuk investohet as ne kopshte e cerdhe gje qe ka bere te lulezojne institucione private te shtrenjta por qe jane te pashmangshme per qytetaret pjesa me e madhe e te cileve jetojne me te ardhura minimale. Ballshit gjate kesaj periudhe i jane shtuar listat ne dyqane edhe per buken. Nga 400 biznese te vogla qe ishin para kater viteve aktualisht jane vetem 280.
Ju keni qene pjese e keshillit bashkiak a keni kerkuar realizimin e projekteve per ndryshimin e situates
Natyrisht qe jo vetem une por te gjithe keshilltaret bashkiake te PS-se e kane ngritur zerin dhe gjate gjithe kohes qe kemi qene ne keshillin bashkiak kemi vepruar ne grup me nje vendim unik ku kemi shpalosur shqetesimet dhe kerkesat tona. Kemi kerkuar nga bashkia te aplikoje per fonde per realizimin e projekteve ne infrastrukture apo sektore te tjere. Mirepo edhe sot Bashkia e Ballshit nuk ka projekte konkurruese per te perthithur fonde.
Nese ju zgjidheni kryetar bashkie cfare mendoni se do ti sillni ketij komuniteti
Mendoj se roli kryesor ne administrimin e bashkise eshte ngritja e frymes se bashkepunimit me institucionet. Se dyti ajo qe eshte emergjente eshte nderhyrja e menjehershme ne infrastrukturen rrugore kanalizimet e ujerave te zeza dhe te bardha sistemimi dhe ndertimi i rrugeve ne lagjet e qytetit. Ne premtojme se do te ngreme nje qender komunitare per te moshuarit te subvencionuar nga bashkia. Ne mendojme qe ne qytetin e Ballshit mungojne shume gjera por ne do te nderhyjme fillimisht ne ato qe jane dhe me emergjente duke shkuar gradualisht ne persosmeri. Edhe jeta artistike kulturore ne qytet eshte shume e varfer dhe mendojme qe te zbatojme projekte konkrete per zhvillimin e saj ne zone.
Ballshi vazhdon te braktiset nga qytetaret. Si mund te ndalet kjo
Njerezit ikin per shkak te ndotjes por ikin edhe per shkak te varferise dhe mungeses se shanseve per punesim. Ne kemi menduar qe biznesin e vogel ta shohim si partner duke i krijuar lehtesirat e nevojshme duke i ulur taksat. Edhe te ndotja do te nderhyjme duke kerkuar me ngulm nga qeveria qe te detyroje kompanine qe ka privatizuar KPTHN-ne te reduktoje shkarkimet e demshme. Ne premtojme se do te sigurojme patjeter sherbimin mjekesor per semundjet profesionale gje qe i mungon qytetit ku pjesa me e madhe e banoreve jane te prekur prej ketyre semundjeve.
Perse mendoni se duhet tju votojne bashkeqytetaret
Une nuk e mbeshtes besimin tim ne fitore por te fakti qe Ballshi njihet si bastion i PS-se sepse historia tregon se kjo bashki nuk eshte drejtuar asnjehere ne dy mandate rresht nga i njejti njeri. Qytetaret e peshojne mire voten para se ta japin. Une u premtoj ballshioteve se do te perkushtohem per te permiresuar jeten e tyre por dua te them edhe se ne keto zgjedhje nuk eshte ne loje vetem nje post administrativ por keto jane zgjedhje per zgjidhje.
Rivalen tuaj si e vleresoni
Ne planin personal e vleresoj si qytetare por me vjen keq qe ajo vjen ne gare si perfaqesuese e PD-se e nje alternative te deshtuar jo vetem ne administrimin e Ballshit por te gjithe Shqiperise.