E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Gruaja ime la shtetesine per vizen

Kandidati i PD

Kandidati i mazhorances per kryetarin e Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dha dje arsyet qe kishin cuar bashkeshorten e tij Aurela Bashen te linte shtetesine shqiptare per te marre ate holandeze. I ftuar ne nje emision televiziv Basha deklaroi se kjo gje kishte ndodhur ne vitin 2003 kohe ne te cilen Aurela Basha punonte ne Holande. Sipas Bashes lenia e shtetesise eshte bere per shkak se ajo me pasaporten e saj shqiptare e kishte te veshtire udhetimin drejt Holandes dhe shtetesia e ketij vendi do ti jepte asaj mundesine te qendronte me kohe te zgjatur aty ku edhe punonte. Sipas Bashes ligji holandez nuk e lejon dyshtetesine dhe per kete arsye Aurela Basha eshte detyruar te lere shtetesine e saj shqiptare. Basha e quajti kete histori te zakonshme nga ato qe kane ndodhur shpesh gjate tranzicionit shqiptar. Ai theksoi se ndihej krenar qe si minister i Brendshem kishte ndihmuar qe tashme shqiptaret te udhetonin te lire pa viza ne Europe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›