Europol: Heqja e vizave me BE mund të shfrytëzohet nga kriminelët

Agjencia policore e Bashkimit Evropian deklaroi sot se heqja e regjimit të vizave për Ballkan dhe vendet e Evropës Lindore, e gjtihashtu përfshirjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen, do të mund të shfrytëzohej nga bandat kriminale.
Në raportin e tij të fundit, Europoli ka tërhequr vërejtjen në krimin e organizuar, që grupet nga Turqia, Ballkani dhe ish blloku sovjetik, “mund ta shfrytëzojnë rastin në pranimin e mundshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen”.
Në raportin e Europolit, me seli në Hagë, gjithashtu përmendet edhe rreziku nga “tërheqja aktuale dhe perspektive e vizave nga ana e BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor, për Ukrainën dhe Moldavinë”.