E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket dëshmitari i vrasjes së Osama bin Laden

Menjëherë pas aksionit amerikan në të cilën u vra Osama bin Laden, në mënyrë misterioze është zhdukur Shamraiz Kan, fqinji i parë i bin Ladenit në Abotabadu.

Shamraiz Kan, një bujk i varfër 50-vjeçar, ishte fqinji i parë i Osama bin Laden dhe dëshmitar i vetëm i aksionit në të cilën u vra udhëheqësi më i kërkuar terrorist në botë. Familja e tij ka raportuar për zhdukjen. Herën e fundit ai është parë rreth orës pesë, në mëngjesin e së hënës.
Kan kishte dalë nga banesa në mbrëmjen mes së dielës dhe së hënës, pasi dëgjoi zhurmën e helikopterëve. Kur i kishte parë forcat amerikane, ai ishte kthyer në shtëpi.

Djali i Shamraz, Kasim Kan ka thënë për mediat lokale se babai i tij e kishte kerkuar të hënën në mëngjes në telefon, dhe i kishte thënë se e kishin marrë disa persona civilë, ndërkohë i kishte kerkuar të mos merzitej, raporton “thenews.com”.

Sipas burimeve te tjera, babai i të zhdukurit, Muhamed Kasim Kan kishte thënë se atë e kishte marrë ushtria pakistaneze.

Ushtria pakistaneze, po ashtu edhe ajo amerikane, ende nuk janë deklaruar rreth këtij rasti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›