E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Propozohet vënia e e kontrollit kufitar në Shengen

Komisioni Evropian ka propozuar lejimin e kontrollit kufitar në rrethana të jashtëzakonshme në zonën evropiane të lëvizjes pa viza.

Ky propozim u bë sot, pas mospajtimeve ndërmjet Italisë e Francës, lidhur me çështjen se si të veprohet me mijëra emigrantë që po arrijnë në Itali nga Afrika Veriore.

Propozimi do të shqyrtohet në takimin e ministrave të brendshëm të BE-së, më 12 maj.

Komisionarja për punët e brendshme të BE-së, Sesilia Malstrom, tha se kjo lëvizje nuk do ta dëmtoj zonën e lëvizjes së lirë pa viza Shengen.

“Mendoj se është shumë me rëndësi, që të mos shkatërrohet e gjithë ideja e Shengenit. Ajo nuk është bërë njëanshëm dhe është e bazuar në kriteret e përcaktuara mirë, që janë të kufizuara në kohë dhe rreth kësaj ekziston nje vendim evropian. Përkundrazi, mendoj se ne do ta rrezikonim gjithë sistemin”, tha Malstrom.

Ajo theksoi se çdo vënie e sërishme e kontrollit të kufijve do të jetë e kufizuar dhe e përkohshme.

“Ne do të shikojmë në vënien e mundshme të mekanizmit pezullues nën kushte shumë të rrepta, të monitoruara në nivelin evropian”, tha Malstrom.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›