Vajza e Bin Laden: U kap i gjallë, pastaj u vra

Bin Laden është kapur i gjallë dhe më pas është vrarë nga forcat speciale të sigurisë në minutat e para të aksionit në Abbottab, vendin ku ndodhej i fshehur shefi i Al Kaedës.
Kështu thotë një prej vajzave të Bin Laden, që i referohet televizioni Al Arabiya.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka saktësuar se djali që mbeti i vrarë bashkë me Bin Laden është Khalid 20 vjec dhe jo Hamzai.