E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurosong, Pasha: Këndoj me shpirt, votoni të hyj në finale

OSLO- Në kryeqytetin e Norvegjisë tashmë gjithcka është drejt përfundimit për tre netët e Festivalit Europian të Këngës, 25, 27 dhe 29 maj (finalja). Këngëtarët konkurentë, përqafësues të 39 shteteve janë vendosur në Oslo dhe kanë nisur intervistat televizive, si dhe performancat e para për skenën madhështore të Eurosong e cila do të ngrihet në stadiumin Telenor Arena.

Shqipëria përfaqësohet në këtë eveniment me këngën “It’s all about you” të kënduar nga Juliana Pasha, me muzikë të Ardit Gjebresë dhe lirikë të Ardit Gjebresë e Pirro Cako.

E shoqëruar në skenë nga tre këngëtare me ngjyrë nga Amerika por me banim në Itali dhe nën tingujt e muzikës së violinistit të njohur dhe në arenat ndërkombëtare shqiptari Olen Cezari, Juliana Pasha këndoi perfomancën e parë në stadiumin Telenor Arena, afër kryeqytetit të Norvegjisë më 17 maj.

Në intervistën e saj për faqen esctoday.com, ku publikohen intervistat e të gjithë këngëtarëve konkurentë të festivalit, Juliana Pasha tregoi sa e lumtur ishte me performancën e saj dhe sa krenare që përfaqësonte vendin e saj në këtë eveniment.

“Fitorja është gjithnjë në dorën tuaj dhe duhet të votoni. Nëse pëlqeni këngën tonë, e ndjeni në zemër dhe mendoni se është kënga më e mirë votoni dhe na jepni shansin të hyjmë në finale dhe kjo performacë që keni dëgjuar tani- është mesazhi që këngëtarja shqiptare ka dhënë në intervistën e saj.
Jam shumë e lumtur që jam këtu” – është shprehur këngëtarja shqiptare pas kuintave menjëherë pas performancës.
Pasha ka treguar copëza të realitetit të kaluar të atdheut të saj, si dhe arsyen pse shqiptarët këndojnë me një zë aq të bukur.
“Vite më parë në vendin tonë jo të gjithë kanë pasur televizor nëpër shtëpi dhe shkonin në familje të tjera për të parë evenimente si Sanremo apo Eurosong. Tani që jemi këtu që prej 7 vitesh dhe të mendosh se unë përfaqësoj këtë herë Shqipërinë, nuk e dini sa e lumtur jam. Jam shumë shumë e lumtur
“Sa herë që këndoj mendoj se kjo është gjëja që unë kam dashur gjithnjë të bëj.

Prandja të gjithë këngëtarët në Shqipëri këndojnë me shpirt. Ato kanë këngën në zemër dhe duan ta ndajnë me të gjithë shqiptarët, por mbase dhe se ne bërtasim shumë. Kur isha fëmijë gjithnjë ulërija dhe mamaja ime thoshte ti do të bëhesh këngëtare “
Juliana Pasha do të ngjitet në skenë në natën e parë të gjysmë finales, më 25 maj së bashku me Glenys Vargas nga New York City, Desiree Keedjour from Chicago dhe Joy from New York, dhe violinistin Olen Cezari.
(s.g/(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›