E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, plagoset kreu i policisë bashkiake, kapet autori

BAJRAM CURRI- Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm, autorin e plagosjes së kreut të policisë bashkiake në qytetin e Bajram Currit në orët e mbrëmjes së të mërkurës. Policia ka vënë në pranga me akuzën e vrasjes në tentative Gëzim Mulgecin, po nga Tropoja, pasi qëlloi me thikë prane zemrës,policin të cilit i dihet vetëm inicialet A.GJ. Burime nga policia thonë se kreu i policisë bashkiake u qëllua menjëherë sapo doli nga një lokal loto sport rreth orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme, dhe u transportua urgjent ne spitalin e qytetit, ku si pasojë e mungesës së reaminacionit në spitalin e Bajram Currit, u dërgua në spital ushtarak në Tiranë. Aktualisht mjekët thonë se gjëndja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autori dhe i plagosuri kishin pasur konflikte edhe më parë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›