E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ne Selanik shqiptarja mbyt djalin 7 vjecar, vetëvritet

SELANIK- Tragjedi në një familje shqiptare në qytetin verior të Selanikut në Greqi. Mediat greke shkruajnë se emigrantja shqiptare Miana Vincani ka mbytur me kravatë djalin e saj 7 vjecar dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me thikë.
Policia e Selanikut bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në apartamentin ku banonte emigrantja në rrugën “Kofitsa” në zonën e “Agjiu Dhimitriu” në Selanik. Sipas të dhënave të policisë, 44 vjecarja, është gjetur e mbuluar me gjak nga bashkëshorti i saj dhe nga djali i saj i madh, të cilët u kthyen në shtëpi pasi, ndodhi ngjarja e rëndë. Gruaja është transportuar menjëherë në spital, por ndërroi jetë pas mbërritjes aty. Mjeku ligjor tha se fëmija ishte mbytur me kravatë, ndërsa plagët e gruas janë shkaktuar nga prerja me thikë. Mësohet se 44 vjecarja vuante nga crregullime mendore.
(Bruna Kripa/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›