E Diel, 1 Nëntor 2026

Nipi i Stalinit humb një tjetër padi: Diktatori pushkatonte edhe fëmijë

Jevgeni Dungashvili, nipi i Stalinit, me vite të tëra ka tentuar të mbrojë “nderin dhe respektin” e gjyshit të famshëm, duke hedhur në gjyq gazeta e radio që dëshmonin për krimet e tij të përbindshme, por humbja e fundit gjyqësore, ka qenë më e rënda. Këtë herë, humbi ndaj një radioje që konfirmonte se me urdhër personal të Stalinit, “vriteshin edhe fëmijë”

Moskë - Të mbrosh dinjitetin e një gjyshi është e shenjtë. Por nëqoftëse gjyshi është Stalini, misioni është pak të thuash i vështirë. Mustaqeçelikut i ka trashëguar me siguri dukuri të shprehjes: familje gjeorgjiane dhe rreptësi sovjetike. Historia “Jevgeni Dungashvili” është historia e një nipi dhe e një gjyshi. Një gjysh si Stalini është shumë i pakëndshëm edhe në Rusinë e sotme.
Nipi i Stalinit/Jevgeni Dungashvili është nipi i Josif Vissarionovic Džugašvili, për të gjithë Stalini. Gjyshi është gjithmonë gjyshi i Jevgenit, dhe kjo aksiomë emocionale e afektive, e çon atë në konsekuenca ekstreme. Ai ka disa vite që kërkon të rehabilitojë imazhin e diktatorit sovjetik me padi dhe gjyqe sa djathtas, ashtu edhe majtas. Por të gjitha paditë kanë dalë nga gjykata, të humbura.
Beteja kundër të përditshmes “Novaya Gazeta”/Jevgeni erdhi papritmazi në tribunat mediatike të mbarë botës në shtator të vitit 2009, kur hodhi në gjyq një të përditshme të njohur të Moskës, “Novaya Gazeta”, e cila qenka fajtore për botimin e një artikulli që pohonte se Stalini kishte dhënë urdhër personalisht që të ekzekutoheshin civilë. Një muaj më vonë, më datë 13 tetor, Gjykata Ruse kundërshton dhe hedh poshtë kërkesë-padinë e tij. Ndërkaq kërkesa për dëmshpërblimin prej 252 mijë eurosh i jep një tjetër goditje humbëse nipit të Stalinit. Kësaj radhe nipi i tij u përpoq të mohojë se diktatori sovjetik jepte urdhra edhe për të vrarë fëmijë. Një gjykatë e qarkut të Moskës ka hedhur poshtë padinë e Jevgeni Dungashvili kundër “Radio Eco Moska”, një stacion radiofonik më shumë emër në Rusi, ndaj të cilës nipi i Stalinit pretendonte një dëmshpërblim të ekuivalentuar në 252 mijë € për citimin nga një libër të lexuar gjatë një programi, tetorin e shkuar: “Stalini - njëra nga frazat kjo, në qendër të mosmarrëveshjes - ka nënshkruar një dekret, në të cilin thuhej shprehimisht se fëmijët mbi 12 vjeç, që ishin “armiq të popullit”, mund të pushkatoheshin”.
Gjykata Ruse konfirmon: Stalini dha urdhër të ekzekutoheshin edhe fëmijë. Kurse Dungashvili pretendonte që gjykata do të njihte të tilla fraza si “të fabrikuara”, të rrejshme dhe shpifëse ndaj nderit dhe dinjitetit të Stalinit”. Por nga ana e tij drejtori i radios, Alexiei Venediktov, kishte paraqitur tekstin e një bisede në të cilën Stalini mbronte pushkatimet e fëmijëve dhe një listë të të rinjve adoleshentë të vrarë për krime politike. Pikërisht në tetor Dungashvili kishte humbur një tjetër padi kundër një gazete, e cila kishte shkruar se Stalini urdhëroi personalisht vdekjen e qytetarëve të Bashkimit Sovjetik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›