Obama, Karzai dhe vegimi afgan
Vitin që shkoi, nën drejtimin e Presidentit Hamid Karzai, Afganistani u ul tre vende në listën ndërkombëtare për korrupsionin. Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të bërë publik në janar, afganët paguan 2.5% bilionë rryshfet më 2009, e thënë më qartë, një çereku i prodhimeve të brendshme bruto në vend (duke mos llogaritur të ardhurat vjetore nga tregtia e opiumit).
Analiza është e bazuar në intervistat e 7600 njerëzve dhe tregoi që korrupsioni ishte një nga problemet më kryesore në Afgan.
Në frontin ushtarak, më shumë se gjysma e forcave ushtarake gjatë vitit të 9-të, ka nën shënjestër forcat amerikane dhe aleatët e Natos, që janë në total 21 000 gjatë vitit 2009, pra 75% më shumë se në vitin 2008, sipas një raporti nga Zyra e Përllogaritjeve të Qeverisë, një javë para vizitës së Karzait në Uashington.
Në raport shtohej gjithashtu se kryengritësit talebanë kanë ngritur një “qeveri hije paraushtarake ... në një pjesë të madhe të provincave (që janë 34 të tilla) në Afganistan”.
Pentagoni gjithashtu, para vizitës së Karzait (javën e dytë të majit) raportoi që afganët e mbështesin qeverinë e tyre vetëm në 29 zona nga 121 të tilla, që ushtria amerikane i konsideron mjaft të rëndësishme dhe strategjike. “Kryengritësit e marrin me mend se viti 2009 ishte viti më i suksesshëm”, shprehet Pentagoni. “Rebelimi afgan ka ... një ofertë për rekrutët që vijnë nga populli i irrituar, ku kryengritësit përdorin varfërinë, grindjet dhe mungesën e qeverisjes për të shtuar postet dhe gradat e tyre”.
Sa i takon korrupsionit: “Ndryshimi i vërtetë mbetet një vullnet i pakapshëm dhe politik, pra, mbetet, gjithsesi, i dyshimtë”.
E gjithë kjo të çon në përfundimin se gota afgane është gjysmë bosh. Nuk është ky portretizimi që bëri presidenti Barack Obama dhe sekretarja e shtetit Hilari Klinton, gjatë vizitës së Karzait. “Po, ka pasur shumë vështirësi”, thanë ata, “por në përgjithësi gjërat po përmirësohen. “Po ecet përpara në mënyrë të rregullt, nga dita në ditë”, tha Obama.
“Zhvillimi në Afganistan është real”, përsëriti Klinton.
Mos vallë dy liderët po shihnin një vegim apo versioni i shekullit 21 i “ne shohim dritë në fund të tunelit”, ishte ajo që i siguroi amerikanët, që ta dëgjonin edhe gjatë luftës në Vietnam? Apo mos vallë, është thjesht një miratim i vonuar i Obamës kryelartë ndaj Karzait, pa i dhënë rëndësi se sa jopopullor mund të duket apo sa besueshmëri humbet ai vetë? Vizita e Karzait pothuaj u anulua, pasi ai iu përgjigj publikut si një antiamerikan dhe antiperëndimor, saqë përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Afganistan Peter Galbraith ngriti dyshimin mbi qëndrueshmërinë e presidentit afgan. “Ai është i prirur ndaj bisedave të gjata, është shumë emocional dhe vepron në mënyrë impulsive”, u shpreh Galbraith.
Kontrasti me luftën/U bë shumë pak për të fituar mbështetje për luftën. Votimet treguan që më shumë se gjysma e publikut amerikan mendon se lufta nuk ia vlen. Në Britani, Kanada, Australi, Franca dhe Gjermania, kontribuesit më të mëdhenj të koalicionit prej 43 anëtarësh, votim pas votimi është shfaqur kundërshtimi i tyre i hapur kundër luftës. Një nga problemet është të bindësh partnerët ngurrues të japin jetën në Afganistan, nga mungesa e një përgjigjeje të qartë për pyetjen “çfarë është suksesi?”
Madje edhe Uashingtoni mendon se Obama dhe Qendra e Progresit Amerikan zgjodhën mungesën e “një përgjigjeje të qartë” në një raport për të ardhmen e Afganistanit. “Administrata e Obamës mbetet e paqartë për progresin që po ndodh në Afganistan dhe cilat janë objektivat 2 apo 5 vitet e ardhshme”, thuhet në Qendër.
Ama, për koston e iniciativave nuk ka pasur paqartësi.
Në shkurt, shpenzimet mujore të Pentagonit në Afganistan tejkaluan shpenzimet e Irakut për herë të parë, me 6.7 bilionë dollarë (233 milionë dollarë në ditë) krahasuar me 5.5 bilionë dollarë.
Kongresi është pothuaj krejt i qartë për miratimin e një shtese prej 33 bilionë dollarësh për të financuar shtimin e trupave të shpallura nga Obama dhjetorin e shkuar.
është shkallëzimi i tij i dytë i asaj që vetë Obama e quan luftë e varfërisë dhe nevojës.
Ai urdhëroi si fillim 21 mijë forca ushtarake, pak javë pasi mori detyrën si President.
Shpjegimi i tij ishte: këta trupa duhen për të siguruar zgjedhjet presidenciale afgane.
Në gjysmë të intervalit u bë një premtim gjatë vizitës së Karzait, se ky i fundit do të punonte për një qeverisje më të mirë. E megjithatë, kjo nuk përbën asnjë garanci.
A do të ballafaqohet fjala me veprën, vallë? A do të funksionojnë gjërat më mirë se në të kaluarën? Kjo duhet mbajtur në vëmendje si në Uashington, edhe në Afganistan. Me fjalët e gjeneralit Stanley McChrystal, kreut të komandës ushtarake amerikane, njerëzit “besojnë më shumë atë që shohin, sesa atë që dëgjojnë. Vetëm atëherë ata sigurohen ... dhe vetëm atëherë kur kanë dobi nga një qeverisje më e mirë, kanë për të filluar të besojnë në mundësi të reja për të ardhmen”. Shanset e asaj që do të ndodhë korrikun e vitit tjetër, ditën kur Obama të nisë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, janë shumë afër me zeron.
Përktheu: Rudina Dahri