Eurosong-u i Zhulalit
Kompozitori Edmond Zhulali është nga ata krijues, që pret gjithë vitin për të dalë një këngëtar. Në të kundërtën e atyre kompozitorëve që blihen nga “koka” këngëtarësh me para. Pas Anjeza Shahinit, kënga fituese e shpallur një natë më parë në edicionin e 47-të të Festivalit të Këngës së Lehtë në RTSH, kënduar nga Kejsi Tola, e çon për së dyti kompozitorin në Eurovizion. Ndaj tani natyrshëm biseda me këtë kompozitor deri në muajin maj të 2009-s do të jetë rreth këngës “Më merr në ëndërr”, me tekst të Agim Doçit. Zhulali tregon qysh tani, se nga kënga nuk do të preket thelbi i muzikës, ndërsa çdo që tjetër do të ketë transformim
Kompozitori Edmond Zhulali është nga ata krijues, që pret gjithë vitin për të dalë një këngëtar. Në të kundërtën e atyre kompozitorëve që blihen nga “koka” këngëtarësh me para. Pas Anjeza Shahinit, kënga fituese e shpallur një natë më parë në edicionin e 47-të të Festivalit të Këngës së Lehtë në RTSH, kënduar nga Kejsi Tola, e çon për së dyti kompozitorin në Eurovizion.
Ndaj tani natyrshëm, biseda me këtë kompozitor deri në muajin maj të 2009-s do të jetë rreth këngës “Më merr në ëndërr”, me tekst të Agim Doçit.
Zhulali tregon qysh tani, se nga kënga nuk do të preket thelbi i muzikës, ndërsa çdo që tjetër do të ketë transformim. Bie poshtë dhe tendenca e tre edicioneve të fundit për në Eurosong, për ta kënduar këngën shqip. Kompozitori përkthimin në anglisht e lidh me argumentin gjuhësor, se si gjuhë e vogël, do të duhej patjetër përkthimi për ta perceptuar këngën edhe si tekst, sesa thjesht muzikë.
“Dua të bëj të ditur se kënga do të shoqërohet edhe me performancë skenike sipas kërkesave, ndërsa orkestracioni do të përgatitet edhe një herë nga e para, por gjithnjë duke ruajtur origjinalitetin dhe çdo element të veçantë, siç janë motivet popullore në brendësi të saj. Po ashtu kënga do të përkthehet edhe në gjuhën angleze, pasi unë jam fanatik i këtij mendimit, duke qenë se ne jemi një popull i vogël në numër dhe kemi nevojë për një audicion shumë më të madh”, - thotë Zhulali për gazetën “standard”.
Edhe në edicionin e 47-të u shpall fituese kënga me kompozimin tuaj, si ndiheni?
Natyrisht që përderisa ky festival ka qenë dhe mbetet si një ndër evenimentet më të rëndësishme që zhvillohen në Shqipëri, si skena ku marrin pjesë artistët më në zë, kompozitorë të njohur, poetët apo orkestrues të famshëm, përgjegjësia është shumë e madhe. Duke e parë edhe në këtë këndvështrim, është një emocion shumë i madh që të jesh fitues i këtij festivali. Siç dihet tashmë, këtij festivali i është shtuar edhe një eveniment tjetër, pra është fjala për Festivalin Evropian të Këngës, që e bën këtë edicion akoma edhe më të rëndësishëm. Ndërkohë, fakti që kënga e kompozuar nga unë arriti të kryesonte këtë edicion, më bën të ndihem mirë dhe i vlerësuar. Nga njëra anë, kjo është edhe diçka personale, të përballesh me sfidat artistike, apo në qëllimet e çdo krijuesi, pasi në të vërtetë ky është një festival i traditës, aty ku ka lindur kënga e mirëfilltë shqiptare. Janë 47 edicione me radhë, është skena që ka nxjerrë me dhjetëra e qindra kompozitorë, poetë dhe në këtë mënyrë të jesh fitues i këtij festivali është një kënaqësi shumë e madhe, e padyshim ndihem edhe me fat.
E prisnit këtë çmim?
Çdo pretendent natyrisht konkurron fillimisht për të lënë një figurë të mirë në krijimtarinë, interpretimin, apo poezinë e tij, pra duke e cilësuar këtë si qëllimin kryesor. E në të njëjtën kohë, këtij motivi i bashkëngjitet edhe dëshira për të fituar. Edicioni ishte shumë i vështirë, kishte këngë të bukura, të veçanta, e të kënduar edhe nga këngëtarë shumë profesionistë. Çmimin edhe e prisja, por e dëshiroja më shumë, aq më tepër që unë kam qenë edhe një herë tjetër në festivalin e “Eurosong” dhe i njoh emocionet që të dhuron ajo skenë. Është përgjegjshmëria e madhe, pasi në një festival aq madhështor sa është ai, çdokush ka dëshirë të shkojë jo një, por shumë herë.
Përse zgjodhët Kejsin për të bashkëpunuar?
Bashkëpunimi me Kejsin është një ndër më interesantët që kam kaluar më parë me këngëtarët e tjerë. Ideja e një pune të përbashkët ka lindur përpara se Kejsi të fitonte edicionin e fundit të “Etheve të së premtes mbrëma”, pasi ajo është një ndër shoqet më të ngushta të vajzës sime, e cila studion piano në Liceun Artistik, pra janë në të njëjtën shkollë së bashku. Me pak fjalë, ishte vajza ime ajo që luajti rolin e ndërmjetëses në këtë bashkëpunim. Më pas Kejsi mori pjesë në edicionin e “Etheve...”, në të cilin ajo e tregoi vetveten si një këngëtare me shumë talent, perspektivë dhe shumë të konsoliduar. Kjo gjë e ka përforcuar akoma edhe më shumë bashkëpunimin tonë dhe nuk jam aspak i zhgënjyer, por përkundrazi për mua ishte një kënaqësi shumë e madhe.
Cilat ishin përshtypjet e para që keni krijuar për këtë këngëtare?
Sapo e kam dëgjuar Kejsin duke kënduar tek “Ethet...”, ajo çfarë më ka bërë më shumë përshtypje, duke e dalluar edhe nga këngëtarët e tjerë, është zëri natyral, një lidhje e mirë organike midis regjistrit të ulët të zërit, me atë të mesëm dhe të lartë. Kjo është një dhunti e lindur e vetë këngëtarit, por megjithatë ajo ka ende shumë punë për të bërë, edhe pse është shumë e talentuar.
A mendoni se gjatë tre netëve të festivalit, ajo dha maksimumin e saj?
Besoj se ashtu si të gjithë këngëtarët e tjerë, edhe Kejsi orientohej vetëm drejt rritjes.
Të gjithë komponentët kanë ndjekur këtë rrugë, por interpretimi i natës finale ishte jashtëzakonisht i saktë nga ana e Kesjit, sa u përket elementëve kryesorë, prej të cilëve mbahet mend një këngëtar, si për timbrin e zërit dhe intonacionin gjatë interpretimit.
Ashtu siç e do tradita, kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës. Për ju është hera e dytë dhe ka shkuar mbarë, keni të njëjtën ndjesi dhe për këtë herë?
Është një përgjegjësi shumë e madhe, duke u nisur edhe nga eksperienca ime e parë nëpërmjet këngës së Anjeza Shahinit në vitin 2004. Natyrisht, në atë përfaqësim ishim përpara shumë të panjohurave, si të parët që do të shkelnim rrugët për në festivalin e “Eurosong”. Kështu edhe në bazë të përvojës sime, apo edhe kolegëve të mi, tashmë ndihemi më të lidhur me këtë festival. E kemi ndjekur shumë herë më tepër se më parë, meqenëse vendi ynë çdo vit është edhe pjesë e tij konkurrues. Siç e theksova edhe më lart, është përgjegjësi vërtet shumë e madhe, një detyrim për ta çuar këngën shqiptare në maja sa më të larta. Megjithatë, kjo gjë kërkon edhe një punë jashtëzakonisht shumë të madhe.
Me sa na kujtohet, si hera e parë në “Eurosong” në 2004-n ne arritëm të pozicionohemi në vendin e shtatë, duke lënë pas dhjetëra shtete evropiane, a mendoni se edhe kësaj here mund të prekni të tilla maja?
Mendoj se është një pozicion, detyrim shumë i vështirë për t‘u arritur. Por shpresoj që të kemi një përfaqësim ndoshta në nivelet e atyre viteve.
Si e vlerësoni festivalin e këtij viti?
Festivali ishte një arritje më vete gjatë këtij viti. E reja e këtij festivali ishte pikërisht tek prurjet e reja, si komponentët më të rëndësishëm, të cilët edhe pas shumë vitesh, do të arrijë t’i mbaj mend. Këngët ishin të mira dhe të përzgjedhura.
Si e gjykoni formulën e re të aplikuar nga drejtori artistik i këtij edicioni, Pirro Çako?
Mendimi im në lidhje me formulën e re të këtij edicioni është, që do të kishte qenë më mirë nëse do të kishte më shumë këngë. Megjithatë, në qoftë se kjo formulë do të mbetet e pranueshme nga publiku, atëherë edhe për mua është e zbatueshme. Pra, unë jam për formulën që në festival të konkurrojnë më shumë këngë, të ketë më tepër mundësi, sepse me 20 këngë përzgjidhen këngëtarët më cilësorë, por për mendimin tim, do të duheshin që këta cilësorë të bashkëngjiten tek këngëtarët e rinj, të gjendet një formulë që të parashikojë ndoshta edhe rreth dhjetë këngëtarë të tjerë, për të pasur një lloj vazhdimësie të festivalit.
A do të ketë “ndërhyrje” në këngë para se ajo të prezantohet në “Eurosong”?
Po, patjetër, por të them të drejtën ende nuk e kam menduar se si do të procedohet kënga në vazhdimësi. Por ajo çfarë është më kryesore për t’u përmendur është se kënga do të shkurtohet. Në versionin origjinal është katër minuta e gjatë, ndërsa rregullat e Festivalit Evropian nuk e lejojnë këngën më të gjatë se tre minuta, dhe gjashtë vetë kanë të drejtë të performojnë në skenë bashkë me këngëtarin. Dua të bëj të ditur se kënga do të shoqërohet edhe me performancë skenike sipas kërkesave, ndërsa orkestracioni do të përgatitet edhe një herë nga e para, por gjithnjë duke ruajtur origjinalitetin dhe çdo element të veçantë siç janë motivet popullore në brendësi të saj. Po ashtu, kënga do të përkthehet edhe në gjuhën angleze, pasi unë jam fanatik i këtij mendimit, duke qenë se ne jemi një popull i vogël në numër dhe kemi nevojë për një audicion shumë më të madh. Në këtë gjuhë shumë njerëz të kombeve të tjera do të jenë në gjendje ta kuptojnë dhe ta perceptojnë jo vetëm nga ana muzikore.
Më parë, më thatë që ishit ju ai që e “gjuajtët” këngëtarin, në rastin konkret Kejsin, duke i propozuar bashkëpunimin, por kohët e fundit është kthyer në një fenomen edhe me këngëtarë të tjerë në këtë edicion, cili është mendimi juaj në këtë rast?
Bashkëpunimet e mia kanë qenë të natyrshme gjithmonë, sepse unë me këto këngëtarë kam punuar edhe më parë. Kam krijuar për ta dhe nuk kanë ardhur thjesht në mënyrë spontane, që unë të pres gjatë gjithë vitit që të dalë një këngëtar, por unë jam gjatë gjuhë kohës i zënë me punë në studion time. Megjithatë, niveli i këngëtarit është shumë i rëndësishëm, sepse në momentin që ai del në skenë ai është i vetmi përfaqësues i këngës që përçon melodinë, tekstin dhe performancën tek dëgjuesi.