E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Prodhimi industrial në sektorin e energjisë është rritur 103.9 për qind

Prodhimi industrial në sektorin e energjisë elektrike, gaz, avull dhe ujë është rritur 103.9 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2008, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2007, bënë të ditur burime nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Ndërkohë, shifra e afarizmit vlerësuar me çmime fikse në sektorin e energjisë elektrike, furnizimit me gaz, avull dhe ujë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është rritur me 12.2 për qind, ndërsa në tremujorin e tretë të vitit 2008 është rritur me 10.2 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të njëjtit burim, pagat në sektorin e energjisë elektrike dhe furnizimit me gaz, avull dhe ujë, në tremujorin e tretë të vitit 2008 janë rritur 27.6 për qind. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2007, numri i të punësuarve është rritur 0.3 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›