E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurostat: 2 në 5 grekë janë të varfër

“Në kufirin e varfërisë  jetojnë 2 në 5 grekë, që kanë marrë tashmë përfitimeve sociale nga shteti, ndërsa një në dhjetë nuk ka burime për të jetuar” thonë shifrat e Eurostat-it për 2010, të publikuara zyrtarisht  sot në Bruksel.

Sipas Eurostat-it, njerëzit në varfëri janë ata që jetojnë në familje me të ardhura nën 60 për qind të të ardhurave të mesatares kombëtare. Në Bashkimin Evropian  16.5 për qind e popullsisë (81 milionë njerëz) jetojnë në pragun e varfërisë (që kanë marrë asistencë sociale).

Në veçanti, Greqia është vendi i katërt në BE me përqindjen më të lartë të njerëzve që janë në varfëri.  Ne vend te parë renditet Letonia me 25.6 për qind të popullsisë në kufijtë e varfërisë, ndjekur nga Rumania me 23.4 për qind, Bullgaria 21.4 për qind dhe Greqia 20.1 për qind ose 2.2 milionë njerëz.  Normat më të ulëta ku populli jeton me ndihma sociale janë regjistruar  në Republikën Çeke me 9 për qind, si dhe  Holandë dhe Sllovakia me 11 për qind.

Për më tepër, 11.2 për qind e popullsisë së Greqisë (1,2 milion njerëz), hasin  vështirësi serioze për të paguar qiranë e shtëpisë, ngrohjen, ose për të marrë një vakt me mish ose peshk tri herë në javë, për t'iu përgjigjur të papriturave të shpenzimeve  etj.  Sipas të dhënave të Eurostatit, në BE, 8 për qind e popullsisë  kanë vështirësi të tilla.
Normat më të larta janë regjistruar  në Bullgari me 41 për qind dhe Rumania 33 për qind, ku njerëzit rrojnë me ndihma sociale, ndërsa shifrat më të ulëta janë regjistruar në Luksemburg, Suedi, Holandë, Danimarkë dhe Spanj]ë më me pak se 3 për qind.

Së fundi, 7 për qind e popullsisë se Greqisë jeton  në familjet e ashtuquajtura me intensitet të ulët të punës, d.m.th ku të rriturit (18-59 vjet) punojnë me më pak se 20 për qind të potencialit të tyre (me përjashtim të studentëve). Shifra korresponduese në BE është 9 për qind./Athinë/Shpëtim Zinxhirja/

                                                                                             2010-12-13 18:29
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›