E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të larguarit nga Wikileaks sjellin alternativën Openleaks

Daniel Domscheit-Berg, i cili braktisi Wikileaksin pas mosmarrëveshjeve me themeluesin e saj, Xhulian Asanzh, planifikon të hapë Openleaks në muajt në e ardhshëm.

Teknologjia, e cila mund të ngulitet në sitet e organizatës, do të lejojë informuesit që në mënyrë anonime të hedhin të dhëna tek publikuesit që zgjedhin.

Themeluesit e Openleaks thonë se do të menaxhojnë problemet që kishin tek Wikileaks.

“Ndjenim që Wikileaks po zhvillohej në drejtimin e gabuar”, theksoi  Domscheit-Berg për BBC-në. “Ka përqendrim të madh fuqie në një organizatë, përgjegjësi të madhe, pengesa të shumta. kufizime të shumë burimeve”.

Ai theksoi se skuadra nuk dëshironte përgjegjësi lidhur me atë që ishte ose jo e përshtatshme për t’u publikuar dhe lidhur me atë se çfarë do të ishte mirë për organizatën në qoftë se do të publikohej.

“Kjo është pyetje e gabuar dhe kurrë nuk duhet të bëhet”, theksoi Domscheit-Berg./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-13 17:15
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›