E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksa 5 euro në tunel, para sezonit turistik

Përzgjedhja e kompanisë fituese që do të marrë me koncesion mirëmbajtjen e autostradës së re Durrës-Kukës, do të finalizohet para sezonit të verës. Për rrjedhojë edhe aplikimi i takës në hyrje-daljet e tunelit, e cila pritet të jetë në një mesatare 5 euro, do të aplikohet në fillim të sezonit turistik. Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) ka kryer studimin mbi eficiencën e rrugës dhe shpenzimeve që nevojiten për mirëmbajtjen. Burimet nga Ministria e Transportit thanë se paraprakisht mendohet që pagesa për kalimin e tunelit të jetë 5 euro për autoveturat, por taksat do të variojnë në varësi të madhësisë së mjeteve. Aktualisht për mirëmbajtjen e rrugës Rrëshen-Kalimash, buxheti i Drejtorisë së Rrugëve ka akorduar një fond vjetor rreth 2 milionë euro, të cilat shkojnë për kosto operative të ndryshme, ndërsa sa i takon dëmtimeve të aksit, vijon të mbetet nën mbikëqyrjen e kompanisë turke. Por studimet e fundit tregojnë se për mirëmbajtjen e kësaj rruge qeverisë do t’i duhen më tepër fonde, për shkak të amortizimit me kalimin e viteve. Vetëm kostoja vjetore e mirëmbajtjes së tunelit llogaritet rreth 1 milion dollarë në vit. Ndërsa në Ministrinë e Transporteve llogaritet që shuma që pritet të mblidhet do të jetë rreth 13 milionë euro në vit. Nga studimet rezulton një trafik prej 12 000 mjetesh në verë dhe 4000 në dimër, pra mesatarisht 7 500 mjetë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›