Slloveni, parlamenti rrëzon kandidaturën e Jankoviq

Kandidati për kryeministër në Slloveni, Zoran Jankoviq, nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e nevojshme të anëtarëve të parlamentit për formimin e qeverisë. Nga 90 deputetë gjithsej, Jankoviq ka arritur të marrë votat e vetëm 42 deputetëve, raportojnë mediat sllovene.
Ndërkohë tani pritet që Presidenti Danillo të propozojë një tjetër kandidaturë.
Shanset për formimin e qeverisë mund t`i fitojë Partia Demokratike e Sllovenisë, e cila është e dyta në këtë vend.