E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në Siri, vritet gazetari francez

Televizioni publik i Francës (France 2) ka raportuar se një gazetar i tij është vrarë sot në Homs të Sirisë.

Gjatë mbulimit të protestës në këtë qytet mësohet se janë plagosur edhe disa gazetarë të tjerë.

Televizioni lokal (Addonua) tha se të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i predhës.

Homsi është njëra nga pikat më të nxehta të protestave dhjetëmujore kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Mbi 5,000 persona thuhet të jenë vrarë që nga shpërthimi i trazirave në mars të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›