Plaka i shpeton perdhunimit
Korce- Dehet ne alkool dhe tenton te perdhunoje plaken 89-vjecare qe jetonte e vetme ne banese. Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen nr. 14 te qytetit te Korces, kurse policia ka vene ne pranga mengjesin e djeshem te dyshuarin Artur Kovaci, 43-vjec. Denoncimi eshte bere nga gruaja e moshuar, me inicialet E. Gj., kurse ndaj te arrestuarit u ngrit akuza e “marredhenie seksuale me persona te pazote per t’u mbrojtur, e mbetur ne tentative”. Gjate perpjekjeve per te perdhunuar plaken, 43-vjecari e ka demtuar ne pjese te ndryshme te trupit.
Agjentet e policise se Korces nuk e kane besuar fillimisht denoncimin e gruas 89-vjecare qe u ka treguar per shenjat e dhunes. Por plaka gjate mbrojtjes prej sulmit te 43-vjecarit Kovaci ka bertitur dhe kerkuar ndihme. Ndersa ka deshtuar ne qellimet e tij, i dyshuari eshte larguar me shpejtesi nga banesa e te moshuares. Plaka ka rrefyer se jetonte e vetme ne banese prej vitesh dhe “i paftuari” i ka ardhur ne shtepi duke shqyer edhe deren kryesore.
“Nga hetimet ka rezultuar se ne lagjen nr. 14 te qytetit te Korces, Kovaci duke qene ne gjendje te dehur, eshte futur ne banesen e E. Gj., dhe ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune, duke i shkaktuar njekohesisht edhe demtime trupore”, njoftoi policia vendore pas hetimeve paraprake. Pasi nuk ka mundur te kryeje marredhenie seksuale, i dyshuari eshte larguar nga banesa e te demtuares, ku menjehere pas ngjarjes eshte kapur nga grupi i gatshem i policise, edhe pas sinjalizimit nga fqinjet e te demtuares. Ata e gjeten pothuajse ne gjendje shoku 89-vjecaren e cila u ka treguar per autorin e krimit dhe sulmin seksual. Dosja per kete ngjarje i kaloi mesditen e djeshme prokurorise per akuzen e “tentatives per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune me persona te pambrojtur”. Vetem pese dite me pare, ne fshatin Kolonje te Lushnjes u sulmua seksualisht nje vajze 9-vjecare, kurse si i dyshuar u arrestua nje 18 vjecar nga Ardenica, i cili nuk e pranoi krimin.