Lezhë, gjendet i mbytur 70 vjeçari

Trupi i një 70 vjeçari nga fshati Ishull Lezhë në rrethin e
Lezhës është gjetur në orët e para të ditës së dielë i mbytur
në ujërat e lumit Drin. Kufoma është pikasur në rrjetat e
hedhura nga disa peshkatarë, të cilët kanë lajmëruar policinë
për ngjarjen.Trupi i pajetë i 70 vjeçarit është identifikuar
menjëherë dhe i përkiste shtetasit Preng Ndoci, i cili kishte
humbur që prej 2 ditesh.
Ngjarja është vlerësuar aksidentale,ndërsa ende nuk
bëhet e ditur sesi ka përfunduar në lumë dhe është mbytur 70
vjeçari Ndoci.