E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vetëvritet shtetasi francez

Një shtetas francez ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i 10- të i pallatit ku banonte, afër stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka arritur të zbardhë detajet e vdekjes së Fabio Drojev .
37 vjeçari kishte dy vjet që jetonte në Tiranë dhe ishte punësuar në firmën e prodhimit të pasaportave "Sagem". Ai jetonte i vetëm. Sipas burimeve nga policia, nga një kontroll mjekësor Drojev ka mësuar se vuante nga një sëmundje e rendë dhe në kushtet e një tronditjeje psikologjike ka vendosur t'i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 10-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›