E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurovision, Shqipëria shkon në finale

Rona Nishliu duke kënduar në Eurosvision

Shqipëria është kualifkuar për në finalet e Eurovisonit që po zhvillohet në Baku, Azerbajxhan. Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision ka rrëmbyer duartrokitje të gjata të spektatorëve të pranishëm në sallë.

Rona Nishliu, me zërin dhe interpretimin e saj live, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me këngën Suus. Kënga e Nishliut ishte e pesta në radhë në natën e parë gjysmëfinale.

Këngëtarja nga Kosova ashtu siç kishte deklaruar më parë, këngën ia detikoi tragjedisë së Himarës. Në fund të intrepretimit, Nishliu u largua nga skena e përlotur, pa përshëndetur të pranishmit siç veprojnë zakonisht këngëtarët pjesëmarrës të këtij festivali.

Për shkak të ditës kombëtare të zisë për tragjedinë e Himarës, festivali nuk është transmetuar nga Radio Televizionin Shqiptar. Gjysmën finalja e parë e Eurovisionit pritet të transmetohet nesër nga RTSH-ja.

Një fakt i tillë u vu në dukje dhe nga prezantuesja e festivalit. /F.S/

http://www.youtube.com/watch?v=9ZvYaQuaLKw

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›