Shqipëria mposht Katarin 2-1

Erjon Bogdani
Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar ndeshjen miqësore përballë Katarit. Ndeshja e luajtur në Madrid ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë ka përfunduar 0-0 ndërsa që në minutën e parë të pjesës së dytë kombëtarja kuqezi ka kaluar në avantazh me anë të Elis Bakajt.
Rezultati është dyfishuar katër minuta më pas me anë të golit të realizuar nga Erjon Bogdani, me anë të penalltisë.
Ndërsa ekipi i Katarit ka arritur të ngushtojë diferencën tre minuta më pas. /F.S/