E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Himarës, tre të plagosura në gjendje kritike

Autobusi i "ferrit"

Studentët e vitit të tretë Gjuhë-Letërsi pak orë para aksidentit në Apolloni

I PËRDITËSUAR – 21:00 Tre prej vajzave të plagosura nga aksidentin tragjik në Himarë, që po marrin mjekim të specializuara në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndodhen në gjendje kritike. Një prej tyre ndodhet në koma ndërsa dy të tjerat paraqiten në gjendje të rëndë dhe mund të dërgohen jashtë Shqipërisë.

Drejtori i Politraumës, Sami Koçeku, është shprehur se dy prej tyre mund të dërgohen edhe jashtë vendin për një trajtim akoma edhe më të specializuar.

Po bëjmë maksimalen për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në rast se kemi nevojë do transportojmë jashtë vendit Eriseldën dhe Florijen. Eriselda është politraumë e mirëfilltë. Ka dëmtuar mjaft rëndë shpretkën. Ka një veshkë unike, ne e fusim tek të sëmurët serioz. Florieje Peçi, krahas politraumës ka dhe frakturë në shtyllën kurrizore. Duke u nisur nga një sensibilizim i madh meqë janë të gjitha vajza të reja mendohet se mundet ti transportojmë, deklaroi Koçeku.

18:45 Presidenti i Komisionit Evropiane, Jose Manuel Barroso, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Barroso ka përcjell ngushëllim në emër të institucionit që përfaqëson dhe në emrin e tij personal për viktimat e tragjedisë së Himarës.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, së bashku me Shefat e Misioneve te Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshirojnë t`u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të aksidentit rrugor tragjik që ndodhi dje në Himarë”, thuhet në mesazhin e Barrosos.

Berisha për homazh në Elbasan

18:00 Gjatë vizitës në Spitalin Ushtarak në Tiranë, kryeministri Berisha është shprehur se gjithçka që do të jetë e nevojshme për të plagosurat. Garantoj prindërit që qeveria do të bëjë gjithçka për tu dhënë atyre ndihmën më të specializuar, tha kryeministri. Nga ana tjetër ai shprehu falënderim për ndihmën e shpejtë të dhënë nga banorët e zonës së Bregut në Himarë, mjekët dhe forcat e armatosura, që sipas tij kanë fluturuar jashtë kushteve të lejuara për të shapërtuar jetën e të studentëve të plagosura.

16:35- Kryeministri, Sali Berisha, ka vizituar sot Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan ku shprehur ngushëllime me viktimat e tragjedisë së Himarës. Berisha, u shpreh se aksidenti ku humbën jetën 11 studente të këtij universiteti ishte një dramë e madhe.

Ishte një tragjedi dhe zi e madhe, e cila kur je jashtë të vjen edhe dy herë më e rëndë. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, solidaritetin më njerëzor të gjithë prindërve, familjarëve të studentëve që u ndanë nga jeta, në një aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur, tha kryeministri.

Pas vizitës në Elbasan, Berisha është nisur drejtë Spitalit Ushtarak, ku do të vizitojë studentet e plagosura.

Topi në Elbasan

16:00 Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vizituar sot Elbasanin për të shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin për studentët që humbjen jetën dje në Himarë.

Topi ka vendosu kurora me lule në hollin e universitetit ku ishin vendosur fotot e njëmbëdhjetë studenteve që humbjen jetën.

Jam shumë i pikëlluar të marr pjesë në këtë ceremoni homazh për disa vajza, të cilat ikën në moshën e tyre më të mirë, falë edhe një fati tragjik, tha Presidenti.

Topi duke uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten, theksoi solidaritetin e shprehur nga të gjithë.

07:30 - Të gjitha institucionet e vendit ulën sot flamurin në gjysmë shtizë, në ditën e zisë kombëtare, për të nderuar kujtimin e 13 viktimave të aksidentit tragjik të Himarës.

Të gjithë ata që dje mbajtën frymën para ekraneve dhe përjetuan me ankth orët pas aksidentit, kanë mbajtur një minutë heshtje në mesditë, në përkujtim të 13 jetëve të humbura, shumica e të cilave, vajza të moshës 21-22 vjeç.

Një lutje në mesditë për familjet  që kanë humbur fëmijët e tyre në moshën më të bukur, e për ato që në ankth shpresojnë fitoren mbi vdekjen.

Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë ditës do të transmetojë sot muzikë funebre. Në respektim të ditës së zisë kombëtare, televizioni publik nuk transmeton sot festivalin e Eurovizionit, ku si për ironi, Shqipëria konkurron me një këngë vaji.

Viktimat e tragjedisë:

Denisa Guzi

1.      Denisa Guzi, 21 vjeç, banuese në fshatin Mashan, Komuna Kodovjat, Gramsh

Ermira Mana

2.      Ermira Mana, 22 vjeç, banuese në fshatin Shelcan,  Elbasan

Aurora Molla

<

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›