Piktori Ali Osekuekspozite ne GalerineKombetare
TIRANE- Galeria Kombëtare e Arteve çel nesër në mbrëmje ekspozitën e piktorit Ali Oseku. Ai është një nga piktorët shqiptarë, që mbaroi në kohën e socializmit Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Sot, në këtë vend, ku ai jep mësim, pas një kalvari të gjatë, ajo quhet Akademia e Arteve. Mund të quhet njeri me fat, sepse përjetoi ndarazi periudhën më të nxehtë të ideo-politizimit të artit shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XX, ashtu si edhe lirinë pa fre të pas viteve '90. Dhe, ashtu si erdhi, tash ia vlen ta kujtosh. "Unë dua vetëm të pikturoj" thotë ai ashtu plot vrull, siç e përcakton krijimtarinë e tij kroati Shkunca: "Piktura e Osekut është në rrugën e zhvillimit të vrullshëm". Asgjë nuk ndalon tek ai, ndërsa ai mbetet prej orësh, ditësh, muajsh: pjesë e një orari ditor, që i ka stacionet jetësore të qarta. Shtëpi-Shkollë-Studio-Piaca-Studio-Shtëpi. Kaq. Po të devijojë, diçka duhet t'i ketë ndodhur. Sytë e artistit, që shkoqisin këtë botë i qëndrojnë ngulur një koke të stërmadhe. Mbi një mjekër epike, ato, kalojnë histori, ngjarje dhe punë. Përmend me respekt profesorët Buza- plaku, Sadik Kaceli. Shkollën do e mbaronte suksesshëm pas ndalesash të pakta. Kishte arritur me pak mundim, por në një familje, që ia kultivoi dë-shirën, ose qëllimin e vetëm të jetës së tij, që të ishte një artist. Rebel, kokëfortë pranon më mirë të lerë Kinostudion si asistent/operator dhe të jetë një i papunë. I pëlqen hapësira. Humbet pas saj, sendeve të saj. I bindur se është më shumë një piktor. Ka besim në artin e tij. Vite më vonë shokët e kujtojë dhe e ngacmojnë në burg, kur i thotë gardianit të tij: "Kujdes... hajvan... këto duar janë krenari e kombit". Në fakt bash prej atyre duarve e pëson. Pasi ka mbyllur me sukses diplomën me një kompozim gjigant 4x2 "Përgatitja ushtarake" në teknikën e vajit, ai është pjesë e atij grupi shpërthyes, "që ngulnin këmbë për një kërkesë figurative pak sa të devijuar në formë", do të shkruajë kritikja e artit figurativ shqiptar Zana Varvarica. Por, piktori duket se nuk është i njëtrajtshëm. Duke i lënë shpirtit tallazet dhe abstragimet, përpiqet të ngjizë në vetvete -atë që vite më vonë do e përçojë në art.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
(s.g/GSH/BalkanWeb)