Pafajësia e shefit të IT, Armando Kasaj, prokuroria rekurs në gjyq
TIRANE - Kur pritet që Gjykata e Apelit të nisë shqyrtimin e dosjes “21 janari”, me të pandehur ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, ish-gardistin Agim Llupo dhe Margarita Kumen, në Gjykatën Supreme mbërrin një tjetër dosje që ka lidhje me ngjarjet e dhunshme. Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për pafajësinë e Armando Kasajt, specialistit të IT-së në Kryeministri, i cili akuzohej se kishte fshirë pamjet e serverit qendror të institucionit të qeverisë, veprime që sipas organit të akuzës kanë penguar zbardhjen e katër vrasjeve të ndodhura në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në të dyja shkallët e gjyqësorit, Armando Kasaj është shpallur i pafajshëm, pasi nuk është provuar akuza e ngritur mbi supet e tij, por prokuroria sërish nuk është ndalur, duke e dërguar dosjen e tij në Gjykatën e Lartë. Kasaj akuzohet se në orët e para të 22 janarit, pak orë pasi para godinës së Kryeministrisë, ku u ekzekutuan katër demonstrues, ka fshirë pamjet e kamerave të vendosura në ndërtesën e ekzekutimit. Në pamje, sipas akuzës me shumë gjasë ishin filmuar autorët e vrasjeve të demonstruesve.
Pavarësisht gjykimit që u zhvillua ndaj Kasajt, i cili fitoi dhe pafajësinë, asnjëherë nuk u mësua e vërteta se në duart e kujt përfunduan pamjet filmike. Për vrasjet e 21 janarit u akuzuan dy persona. Konkretisht, ish-shefi i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, ndaj të cilit rëndonte akuza e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj. Agim Llupo u akuzua për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Margarit Kume akuzohej për kryerje të veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Të tre fituan pafajësinë në Shkallën e Parë dhe pritet që në Apel të nisë shqyrtimi gjyqësor.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)