Xhuveli: Marrim 3 deputetë, jemi surpriza e zgjedhjeve
TIRANE - Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Lufter Xhuveli në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tha dje se pavarësisht se mbi forcën që drejton po tentohet të hidhet baltë, PAA-ja do të surprizojë në zgjedhje me 3 mandate deputetësh.
Z.Xhuveli si e pritët përfshirjen në listat e PD-së?
Unë besoj tek ajo se çfarë pritshmërie ka për vet PAA. Ne kemi synimet tona dhe do t’i arrijmë ato më 23 qershor.
Cilat janë këto synime?
Ne do të jemi surpriza e zgjedhjeve parlamentare pasi synojmë të marrim 3 mandate në shkallë vendi.
Ku konkretisht?
PAA synon një mandat në Fier, një në Shkodër dhe një tjetër i diskutueshëm në Durrës.
Si shpjegohet fakti që një pjesë e aleatëve nuk u përfshinë në listat e PD-së?
Besoj se kjo ndarje është bërë mbi bazën e peshës elektorale që mbart secila parti aleate. Por mendoj se nuk është kjo shumë thelbësore. Për mua e rëndësishme është që do të arrijmë një rezultat surprizë më 23 qershor jashtë tullumbaceve elektorale apo sulmeve të ndryshme.
Cila është përgjigjja juaj ndaj akuzave për fenomenin e “xhuvelizimit…?
Ne do të arrijmë objektivin tonë pavarësisht këtyre sulmeve, pavarësisht nënvleftësimit që na është bërë, pavarësisht se po tentohet të hidhet baltë mbi ne, do të vazhdojmë të arrijmë objektivat tona dhe ua them me bindje se do të jemi surpriza e këtyre zgjedhjeve. Ne do të vazhdojmë punën tonë, të tjerët të merren me tullumbacet elektorale.
E keni fjalën për opozitën?
Ka individë të ndryshëm, ka parti të ndryshme, por kjo nuk ka ndonjë rëndësi për PAA, e cila ka objektiva të qarta për zgjedhjet që po afrojnë.
Duke qenë se PAA-ja mbron interesat e banorëve të zonave rurale, a ju vjen ndopak në ndihmë programi i Qeverisë Berisha, i cili ka ndërmarrë reforma ambicioze në mbështetje të fshatarëve, në mënyrë të veçantë fermerëve shqiptarë?
Në programin e saj PAA-ja e shikon veten të integruar me programin e qeverisë sidomos në 4 vitet e mandatit të ardhshëm ku ka një vijimësi politikash mbështetëse për fermerët shqiptarë. Në vitin 2005 dukej si e pabesueshme mbështetja financiare ndaj bujqësisë, subvencionimi, janë 40 mijë projekte që u vijnë në ndihmë fermerëve shqiptarë në sektorë të ndryshëm, përfshirë atë të vreshtarisë, ullinjve, etj, dhe pa këto politika do ta kemi të vështirë të integrohemi në tregun evropian.
Po në qarkun e Durrësit, çfarë rezultati mendoni të arrini si koalicion?
Aktualisht kemi 7 deputetë në këtë koalicion dhe synojmë të marrim 8 deputetë këtë herë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)