Kombëtarja grumbullohet më 29 maj, miqësorja e 1 qershorit në dyshim
Pas përfundimit të Kupës së Shqipërisë, që luhet sot në orën 19:00, e gjithë vëmendja e Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe e tifozëve kuqezinj do të fokusohet vetëm në një datë, te 7 qershori i këtij viti, teksa Shqipëria do të ndeshet me Norvegjinë. Një ndeshje që vlen më shumë se çdo herë tjetër për ekipin kombëtar, pasi pozita në klasifikim në grupin tonë dhe ngjitja në ranglistën botërore, varet shumë pikërisht nga kjo ndeshje. Duke parë këtë interes, FSHF ka zbardhur një pjesë të axhendës së përgatitjeve të kuqezinjve për këtë ndeshje. Kombëtarja do të grumbullohet më 29 maj. Shumica e futbollistëve janë të lirë në atë datë, përveç Hysajt dhe ndonjë tjetri që kanë impenjime me skuadrat e tyre.
MIQËSORJA
Nëse në fillim u trumbetua me të madhe zhvillimi i një ndeshje miqësore më 1 qershor kundër Turqisë, vonesa e përgjigjes nga ana e palës turke dhe heshtja edhe nga ana e federatës për këtë, ndoshta do të thotë që ky takim nuk do të bëhet i mundur. Kuqezinjtë mund të zhvillojnë ndonjë test me ekipin Shpresa ose me ndonjë ekip të kampionatit tonë, por gjithsesi kjo mbetet për t'u parë. Brenda datës 3 qershor të gjithë futbollistët e thirrur për ndeshjen kundër Norvegjisë, duhet të jenë të grumbulluar. Përveç miqësores me Turqinë, federata dje nuk ka bërë të ditur nëse "zbori" i deklaruar për në Zvicër do të zhvillohet, apo kombëtarja do të stërvitet vetëm në Durrës dhe Tiranë.
AVANTAZHET
Shqipëria ka më shumë avantazhe në ndeshjen e kthimit sesa disfavore. E para, luajmë në fushën tonë dhe ne gjithmonë në Tiranë përballë skuadrave të forta kemi bërë lojëra të bukura. E dyta, temperaturat në fillim të muajit qershor mund të jenë të përballueshme për norvegjezët, të cilët vijnë nga një vend me temperatura shumë më të freskëta në këtë periudhë. Një avantazh tjetër është se Norvegjia është prapa nesh në renditje apo që luajnë pa John Ani Risen. Gjithsesi, ata kanë favoret e tyre. Presioni tani i fitores është më shumë ndaj nesh, shto faktin që ekipit tonë i mungojnë deri tani 4 lojtarë të rëndësishëm. Cana, Lila dhe Roshi do të mungojnë për arsye kartonësh dhe janë të skualifikuar, ndërsa është dëmtuar rëndë Meha, që ka humbur ndeshjen e radhës. Është folur për të paktën një prurje të re për ndeshjen me Norvegjinë, fliten shumë emra, po përgatiten pasaporta, por deri tani trajneri De Biazi nuk e ka deklaruar emrin e ri në radhët e kuqezinjve. Jonuzaj dhe Mustafi kanë deklaruar për momentin se nuk janë gati t'i përgjigjen ftesës nga FSHF-ja.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)