E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koka: Duka dhe Malaj do kthehen tek ekipi i majtë

TIRANE - Deputeti i LSI-së, Lefter Koka deklaroi dje, gjatë një interviste televizive se Agron Duka dhe Arben Malaj nuk e dëmtojnë të majtën. “Z.Duka kandidon me PR-në. Është një sprovë shumë e vështirë e tij. Besoj që do të jetë edhe një rëndesë e kësaj qeverisjeje, por edhe e PR-së, të cilën përfaqëson Duka. Nuk besoj që dëmet koalicionit të majtë do të vijnë nga individë të veçantë jo vetëm në Durrës, por në të gjithë qarkun”, - u shpreh Koka.

“Me gjithë konsideratën që kam, për z.Malaj dhe shumë personazhe të tjerë që nuk janë më pjesë e këtij ekipi, do thosha që ata shumë shpejt do bëhen objektivë dhe do largohen nga emocionet emotive të fjalës. Mendojnë që janë gjendur të tradhtuar, por unë besoj që ata shumë shpejt do të bëhen pjesë e këtij ekipi të madh për të drejtuar vendin në 16 vitet e ardhshme. Unë besoj 23 qershori nuk është zgjedhje vetëm për 4 vjet”, - tha Koka.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›