Ushtria siriane bombardon Haman

Dhjetëra të tjerë po ashtu raportohet të jenë plagosur në distriktin e Mashaa al-Arbaeenit.
Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur një raund të ri sanksionesh, në bazë të të cilëve Sirisë nuk i lejohet eksportimi i një sërë produktesh luksi si dhe i mjeteve me të cilët mund të përdoren për të shtypur disidentët.
Sekretari amerikan i Punëve të Jashtme, William Hague, tha se Damasku nuk ishte në përputhje të plotë me kërkesat e planit të paqes së negociuar nga Kofi Anani.
Të Dielën, Anani e përshkroi si një “moment të rëndësishëm” vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vendosur 300 monitorues në Siri. Monitoruesit do të vëzhgojnë implementimin e armëpushimit të brishtë në Siri.
OKB-ja thotë se rreth 9 000 persona kanë humbur që prej fillimit të trazirave anti-qeveritare prej më shumë se një viti në Siri. Qeveria siriane ndërkohë ngul këmbëse kanë vdekur 1 345 forca ushtarake dhe deri në 3 800 civilë./Start/F. P/
2012-04-23 15:48