E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kërcënon Jugun me aksion të paprecedentë

Një operacion special që mund të fillojë së shpejti do t’i bënte shkrumb e hi objektivat e saj, tha ushtria koeranoveriore në një komunikatë.

Të premten, Koreja e Veriut po ashtu mbajti një miting ku bëhej thirrje për vdekjen e Presidentit të Koresë së Jugut, dhe ku dënoheshin komentet e tij për Veriun.

Seuli njoftoi javën e kaluar se kishte vendosur më shumë raketa në kufi kundër Veriut.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se raketat kishin një rreze veprimi prej 1000 kilometrash dhe se mund të godasin impiantet bërthamore apo raketore të Phenianit.

Kjo dhe deklarata të tjera të Presidentit Le Mu Bak kanë acaruar keq koreanoveriorët të cilët kërcënojnë me veprime të paprecedenta ushtarake. Megjithëse kërcënimet e Koresë së Veriut nuk janë ta pazakonta, retorika mes dy vendeve ka arritur nivele tepër shqtësuese./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-23 14:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›