“Mbrojtja inteligjente e shekullit 21”

Kryeministri Sali Berisha, theksoi në fjalën e tij, se bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore është një aspekt mjaft i rëndësishëm.
“Aleanca e ka të domosdoshme ta zhvillojë mbrojtjen inteligjente në mënyrë që të përballojë me sukses të gjitha rreziqet potenciale të ardhshme që mund të shfaqen në horizont", u shpreh Berisha. Duke vlerësuar NATO-n si burim vitaliteti dhe stabiliteti në rajon, Berisha u shpreh se duhet një integritet i potencialeve të vendeve anëtare për të përballuar me koston më të ulët obligimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Sipas Kryeministrit, mbrojtja inteligjente është parësore për NATO-n. "Smart Deffence" (mbrojtje inteligjente) ka të bëjë me përcaktimin e qartë të prioriteteve dhe qëndrimin pas tyre, me specializimin, të drejtën dhe kapacitetin mbrojtës, me një përdorim më të ngushtë, çka bën të mundur një mbrojtje më efikase dhe të sigurtë. Lidhja e saj me krizën nuk është reale, kriza është në çdo kohë. Forcat e armatosura duhet të realizojnë sa më shumë, duke shpenzuar sa më pak", u shpreh Berisha.
Duke folur mbi vizitën e tij në Afganistan javën e kaluar, Kryeministri Berisha theksoi se forcat shqiptare do të qëndrojnë në Afganistan deri sa edhe NATO-ja të qëndrojë në këtë vend. "Ne do të përmbushim detyrimet tona ndaj Aleancës dhe do të qëndrojmë aty po aq kohë sa SHBA-ja dhe NATO do të jetë aty, për të dhënë kontributin tonë modest", theksoi Berisha. Kreu i qeverisë shtoi se forcat e armatosura shqiptare janë të angazhuara në një seri projektesh në konceptimin e "Smart deffence" sikundër janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të konsoliduar këtë koncept në rajonin e Evropës Juglindore dhe të bindur që do ta bëjmë këtë rajon më të sigurt. "Shqipëria, së bashku me Kroacinë, është anëtari më i ri i NATO-s. Është e gatshme të bëjë gjithçka për ta shtuar këtë doktrinë në interesin më të mirë të rajonit dhe Aleancës. Forcat tona të armatosura janë të angazhuara në një seri projektesh në konceptin e mbrojtjes inteligjente, si kundër jemi të gatshëm për të konsoliduar këtë mbrojtje në rajon. Jemi të bindur se do ta bëjmë këtë rajon më të sigurt", theksoi Kryeministri Berisha./s.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se NATO-ja është një histori suksesi dhe se Shqipëria ndihet krenare që është pjesë e saj. "NATO është një histori suksesi dhe ne ndjehemi krenarë që jemi anëtarë të saj, që kontribuojmë në këtë komunitet që garanton paqe dhe siguri. Angazhohemi të punojmë së bashku në mënyrë efektive për sigurinë, për paqen dhe lirinë, në një botë për një të ardhme më të sigurt", theksoi Topalli. Duke u angazhuar në sfidat e shekullit të 21, Topalli tha se prioritet është agjenda e mbrojtjes inteligjente.
"Ne kemi për detyrë të votojmë resurset, por dhe t'i shpjegojmë të gjitha vendime tona publikut, brenda vendit e më tej. Mbrojtja inteligjente do të jetë në agjendën e Samitit të Çikagos dhe jam e sigurt se dhe këtu në Tiranë të gjithë bashkë do ta adresojmë me përgjegjësi këtë agjendë", tha kryeparlamentarja.
Sipas saj, në kohën e krizës globale buxhetet e mbrojtjes nuk kanë qenë imune dhe në kohë të tilla ne kemi nevojë dhe më shumë për njëri-tjetrin.
"Ne së bashku kemi të njëjtat qëllime, ku NATO së pari është instrumenti i ruajtjes së sigurisë, por dhe i vlerave tona. Ishte ky qëllimi i krijimit të saj dhe mbetet dhe sot i njëjti qëllim. Aleanca e Atlantikut është më shumë se komuniteti i disa kombeve; është i vetmi komunitet që luan një rol kyç në garantimin e paqes në zonën euroatlantike, për 60 vite rresht", tha ajo. Topalli theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të investojë në këtë komunitet në terma militare, ekonomikë e politikë dhe kjo, sipas saj, duhet të bëhet në një mënyrë më të zgjuar. /Start/
2012-04-23 11:46