E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate ne politike Komisioni per reformen seance degjimore

Komisioni parlamentar i reformës zgjedhore ka zhvilluar një seancë dëgjimore me shoqata që promovojnë rritjen e përfaqësimit të grave në politikë. Drejtueset e këtyre shoqatave kanë vënë theksin në zbatimin rigoroz të normës së përfaqësimit prej të paktën 30% grave në listat shumëemërore të partive politike në zgjedhje. Gjithashtu, drejtueset e shoqatave kanë kërkuar që Kodi Zgjedhor të pësojë ndryshime përsa i përket masës ndëshkimore për ato subjekte politike, të cilat nuk respektojnë përfaqësimin me 30% të grave. Sipas tyre, në ligjin zgjedhor duhe të sanksionohet fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të të refuzojë listat e atyre partive që nuk plotësojnë përfaqësimin gjinor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›