E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajro perfshihet nga perleshjet pas dhunes ne ndeshjen e futbollit

Demostrues të inatosur nga vdekja e 74 njerëzve pas një ndeshje futbolli në qytetin Port Said janë përleshur me forcat e policisë jashtë godinës së Ministrisë së Brendshme në Kajro.
Policia përdori gaz lotsjellës për të ndaluar hyrjen e protestuesve në ministri. Më heret kryeministri egjiptian njoftoi heqjen nga puna të zyrtarëve të lartë në Port Said dhe të shoqates egjiptiane të futbollit. Ndërkohë u zhvilluan dhe ceremonitë mortore të disa prej viktimave.
Dhuna shpërtheu të mërkurën kur tifozë të ekipit mikëpritës Al-Masry u vërsulën në fushë në përfundim të ndeshjes dhe sulmuan lojtarët e përkrahësit e ekipit Al-Ahly me objekte të mprehta, shkopinj dhe gurë. Te pakten 74 vete vdiqen dhe 1000 te tjere u plagosen.
Demostruesit, shumica mbështetës të ekipit al-ahly të njohur si Ultras përdorën mjete metalike dhe automjete për të mbyllur sheshin Tahrir. Me mijëra të tjerë marshuan drejt Ministrisë së Brendshme, disa prej tyre brohoritën me thirrje kundër regjimit ushtarak, ndërsa të tjerë gjuajtën me gurë.
Televizioni shtetëror i Kajros shfaqi pamje të turmës jashtë barrikadës që rrethonte Ministrinë e Brendshme.
Më herët gjatë ditës, parlamenti mbajti një seancë emergjente duke nisur me një minute heshtje.
Ndërkaq janë pushuar nga puna, drejtori i sigurisë dhe kreu i hetimeve në Port Said, bëri të ditur kryeministri Kamal al-Ganzouri. Ndërkohë , Vëllazëria Mysliamane, e cila doli dhe fituese në zgjedhje, fajësoi mbështetësit e ish-presidentit Mubarak për dhunën e përgjakshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›